Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Cheesecake Me Limon

Kjo recetë e Cheesecake Me Limon është një nga recetat më të shijshme që mund të provoni. Me një shije të lehtë, delikate dhe të freskët, plot aromë dhe shije, kjo është një ëmbëlsirë që mund ta përgatisni për një fundjavë, një festë, etj. Receta është e thjeshtë në përgatitje, një ëmbëlsirë pa pjekje, vetëm se duhet përgatitur disa orë përpara se të serviret për shkak të kohës që duhet të qëndrojë në frigorifer.
Ky është një cheesecake pa pjekje me një bazë biskote dhe një krem të lehtë me krem djathi, pana dhe kos, e dekoruar me nje krem agrumesh plot shije.

Kjo është një ëmbëlsirë shumë e lehtë pas një vakti ku kemi konsumuar shumë kalori, pasi limoni ndihmon tretjen dhe do ndiheni shumë lehtë pasi e konsumoni.

Ju gjithashtu mund të provoni edhe Cheesecake me Boronica

Përbërësit për një tavë me diametër 20 cmPhiladelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes

Për bazën e biskotës

  • 200 g biskota
  • 100 g gjalp i shkrirë

Për kremin

  • 220 ml pana që rrihet
  • 175 g djath Filadelfia
  • 250 g kos natyral, kos grek, ose kos me limon
  • 9 g xhelatinë në fletë
  • 1 limon (lëngu)
  • 85 g sheqer

Për kremin dhe dekorin në sipërfaqe

  • 100 ml lëng limoni
  • 100 ml lëng portokalli
  • 15 g niseshte
  • 1 limon mesatar për dekor
  • Copa çokollate të bardhë

Përgatitja

Baza e Biskotës

  1. Në fillim përgatisim bazën e biskotës. Do të grijmë biskotat imët me një grirëse kuzhine.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  2. Mundohuni ti grini mirë që të krijohet një masë kompakte dhe mos të ketë kokërriza të mëdha kur ta përziejmë me gjalpin.
  3. Do të shtojmë gjalpin e tretur dhe do i përziejmë mirë sa të krijohet një masë midis dy përbërësve.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  4. Tavën ku do e përgatisim cheesecake do e veshim më një letër furre, do shtrojmë biskotat e përziera me gjalp dhe do i hapim në mënyrë uniforme, duke i ngjeshur me dicka fort, si rrahësja e mishit, që bazamenti të jetë unik.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  5. E vendosim në frigorifer që të mbikset dhe ndërkohë vijojmë me përgatitjen e kremit.

Përgatitja e Kremit

Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes

  1. Në një tas qelqi do të rrahim panën sa të bëhet e qëndrueshme.
  2. Do të vendosim fletët e xhelatinës në ujë të zbuten.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  3. Në një tas tjetër do të shtojmë kremin e djathit, kosin, sheqerin dhe do i përziejmë mirë. Unë përdora kosa natyral të përgatitur vetë në shtëpi, dhe të kulluar më parë nga uji i tepërt, por për më shumë aromë mund të përdorni edhe kos me limon.
  4. Do të shtojmë panën e rrahur dhe trazojmë mirë mes tyre.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  5. Do të shtydhim një limon dhe lëngun e vendosim në një enë të ngrohet. Shtojmë dhe xhelatinën e zbutur të cilën e shtrydhim duke larguar ujin e tepërt dhe trazojmë derisa të tretet mirë xhelatina. Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  6. Do ta shtojmë këtë masë te kremi i përgatitur, trazojmë sërish që masa të jetë homogjene.
  7. Marrim tavën ku kemi bazën e biskotës dhe shtojmë kremin sipër. E nivelojmë mirë dhe e vendosim sërish në frigorifer të qëndrojë për 2-3 orë derisa të mpikset.

Përgatitja e kremit për dekor

Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes

  1. Kur të ketë kaluar koha, do të përgatisim kremin e agrumeve, duke përzierë në një enë lëngun e limonit dhe portokallit dhe niseshten. Unë nuk i kam shtuar sheqer pasi preferoj të mos jetë shumë e ëmbël, por nëse doni më tepër ëmbëlsirë në këtë krem mund ti shtoni 1-2 lugë sheqer.
  2. I trazojmë në zjarr të ulët sa krijohet një masë kremoze. E lëmë të ftohet dhe e shtojmë sipër kremit të bardhë, i cili është mbiksur mirë.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  3. E nivelojmë mirë dhe e vendosim sërish në frigorifer të qëndroje 30-60 minuta ose më shumë.
  4. Kur të jemi gati për ta shërbyr cheesecakun tonë, e vendosim në një pjatë tavën e heqim me kujdes dhe prej andej e transferojmë në një pjatë servirje.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  5. Do të presim një kokërr limoni të larë më parë në feta të holla, dhe fetat i ndajmë në mes. E dekorojmë si na pëlqen me fetat e limonit dhe çokollatë të bardhë.Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes
  6. E presim në feta dhe e shërbejmë për familjarët dhe të ftuarit tanë.

Ju bëftë mirë!Philadelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking RecipesPhiladelphia No Bake Lemon Cheesecake-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Ne rekomandojmë dhe ndajmë receta që më parë i provojmë dhe shijojmë vetë në familjen tonë. Jeni të mirëpritur të ndani me ne komentet tuaja, pyetjet apo të ndani këtë recetë me miqtë tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment