Delicious Nettles Pie Recipe – Byrek Me Hithra

Byrek me Hithra është një recetë tradicionale që gatuhet gjerësisht dhe shpesh sidomos gjatë pranverës, por me këtë vjeshtë të ngrohtë që kemi pasur mund të gjejmë ende hithra të njoma dhe të përgatisim receta shumë të shijshme me to.

Ky është një byrek që ne në familje e gatuajmë shpesh, por që sot po e sjell edhe për ju. Më parë këmi ndarë recetën e lakrorit me hithra me miell misri, apo i kemi përdorur hithrat si përbërës në byrekun e pranverës.
Ky byrek gatuhet me pak përbërës, pasi në mënyrë që të shijojmë hithrat do shtojmë vetëm qumësht dhe vaj ulliri, ato pak përbërës që i shtojnë vlerë gatimit dhe pa i hequr aromën dhe shijen hithrës.

Delicious Nettles Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Përbërësit

Për brumin

  • 400 g miell 00
  • 200 ml ujë ambienti
  • Pak kripë
  • 2 lugë vaj ulliri

Për mbushjen

  • 500 g hithra të freskëta
  • Një gojë qumësht
  • 3-4 lugë vaj ulliri për mbushjen
  • 100 ml vaj ulliri ose vegjetal për petet
  • 1 lugë e madhe miell misri
  • Kripë

Përgatitja

  • Si fillim do të zëmë brumin. Kështu formojnë një gropë në mes të miellit të situr dhe shtojmë aty vajin, kripën dhe ujin gradualisht duke perzierë deri sa mielli të lidhet plotësisht në brumë.
  • Do e punojmë brumin disa minuta sa të formohet një brumë i butë, e mbulojmë me celofon apo pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
  • Ndërkohë do përgatisim mbushjen. Do i lajmë hithrat mirë dukë i lënë të zhytura disa minuta në ujë me uthull apo kripë. I shpëlajmë disa herë dhe i kullojmë nga uji. Do i presim imët dhe i vëndosim në një tenxhere me kapak. Shtojmë edhe pak kripë për të ruajtur ngjyrën dhe i lëmë të gatuhen me ujin e tyre.
  • Kur shikojmë që hithrat janë pothuaj të ziera dhe kanë asorbuar lëngun e tyre do të shtojmë qumështin dhe miellin e misrit të tretur në të dhe do përziejmë me lugë druri sa të krijohet një masë kremoze dhe hithrat të shtypen lehtësisht me lugën e drurit. E heqim nga zjarri dhe shtojmë edhe vajin e ullirit që i jep shumë shije mbushjes së byrekut.
  • Lëmë mbushjen mëngjanë dhe do fillojmë të hapim petët.
  • Brumin e punojmë sërish 2-3 minuta, e ndajmë në tre pjesë dhe secilën në 3-5 toptha. Me to do hapim kulecë të vegjël sa dora dhe petët mes tyre i lyejmë me vaj.
  • Secilën nga grupet e kuleçëve do i hapim në një petë të madhe që të na mbulohet fundi dhe anët e tavës ku do pjesim byrekun.
    Spërkasim tavën me vaj, shtrojmë petën dhe spërkasim sërish mes petëve.
    Kështu vijojmë edhe me dy petët e tjera dhe në mes do të shtojmë edhe mbushjen e përgatitur.
    Do të shtojmë edhe petën e fundit, spërkasim me vaj, presim byrekun në copa, dhe pjekim në furrë të prangrohur në 200 gradë për 35-40 minuta, sa të marri ngyrën e bukur të kuqërremtë.
  • E nxjerrim byrekun nga furra dhe do e lëmë të pushojë pak përpara se ta servirim. Byrekun e servirim të ngrohtë të prerë në copa. Së bashku me një sallatë të stinës dhe supë është një vakt shumë i mirë dhe plot vlera ushqimore.

Ju Bëftë Mirë!

Delicious Nettles Pie Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment