Chicken Fillet In Lemon Sauce-Fileto Pule Ne Salce Limoni

Fileto Pule Në Salcë Limoni është një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe mbi të gjitha shumë e lehtë për tu përgatitur. Me këtë recetë mund të përgatisni në pak minuta një darkë të shpejtë, shoqëruar më sallatën tuaj të preferuar për familjen dhe për miqtë.
Mjafton të këni një fileto apo gjoks pule te freksët dhe me pak përbërës do realizoni një pjatë shumë të shijshme.
Mishi i gjoksit të pulës gatuhet shumë shpejt dhe idetë për ta gatuar apo kombinuar me përbërës të ndryshëm janë pafund.
Kështu ne kemi ndarë me ju një sërë prej tyre si Kotoleta, Pulë Mesdhetare, Fileto pule me kërpudha dhe pana, Gjoks pule të mbushur, etj. Nëse ju pëlqejnë salcat e bardha, dhe shija e limonit, atëherë këtë recetë duhet ta provoni.

PërbërësitChicken Fillet In Lemon Sauce-Family Cooking Recipes

  • Një gjoks pule i madh ose 4-5 fileto pule të freskëta
  • 1 tbsp niseshte
  • 1 tbsp miell
  • one lugë gjalp
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • Një limon
  • Rozmarinë, trumzë dhe manxhuranë e freskët

Përgatitja

  1. Si fillim kemi larë dhe tharë mishin me një letër kuzhine. E presim në feta gjoksin e pulës.
  2. Në një pjatë do të përziejmë miellin dhe niseshten dhe do i kalojmë filetot nga të dyja anët në këtë përzierje.
  3. Në një tigan do të shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kalojmë fileton e pulës për 2-3 minuta nga secila anë. Shtojmë kripë e piper dhe erëzat e gjoma.
  4. Kur shohim që copat e filetos kanë marrë një ngjyrë të lehtë, mund ti spostojmë nga tigani dhe të vijojmë me përgatitjen e salcës, ose dhe mund të shtojmë ujë direkt në tigan bashkë me filetot dhe të lëmë të gatuhen me ngadalë, derisa dhe salca të fillojë të krijohet.
  5. Kur salca të fillojë të lidhet do të shtojmë edhe lëngun e limonit, i cili do e marinojë mishin si duhet dhe do i japi salcës ngjyrë dhe shije.
  6. E lëmë edhe një minutë dhe e shërbejmë fileton të ngrohtë, shoqëruar me salcën e vetë dhe një sallatë sipas stinës.

Ju Bëftë Mirë!Chicken Fillet In Lemon Sauce-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.

Leave a Comment