Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Gjoks Pule Të Mbushur Me Spinaq

Pula është një zgjidhje e shpejtë dhe e shijshme për tu përdorur në përditshmëeri dhe për festa. Sot do të ndajmë Gjoks Pule Të Mbushur Me Spinaq, një recetë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Spinaqi është një nga jeshillëqet që kombinon më së miri me pulën dhe pjesa e filetos se pulës e gatuar në këtë recetë rezulton super e butë, me lëng dhe e shijshme. Mund ta shijojmë në një vakt dreke gjatë javës, në fundjavë apo ta marrim edhe me vete për ta konsumuar në ambientet e pulës gjatë vaktit të drekës.

PërbërësitEasy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes

  • 1 gjoks pule
  • 100 g spinaq i gatuar
  • 100 g rikota ose gjizë
  • 50 g proshutë e pjekur
  • 2 lugë djath parmixhiano i grirë
  • 1 vezë
  • Kripë, piper, arrë moskat (fakultative), vaj ulliri

Përgatitja

  1. Së pari përgatisim mbushjen. Spinaqin e mblashërojmë në ujë të valuar me kripë për rreth 2 minuta, e kullojmë mirë dhe e vendosim në një grirëse kuzhine. Do të shtojmë prodhutën në copa, gjizën, djathin e grirë, vezën, pak kripë (nëse kemi gjizë pa kripë) piper, arrë myshk dhe i përziejmë me grirësen të na bëhet një masë kremoze.
  2. Gjoksin e pulës e pastrojmë nga kocka, e ndajmë në dy pjesë sipas formës anatomike dhe në secilën prej pjesëve me ndihmën e një thike formojmë një xhep.Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes
  3. Do të vendosim mbushjen në një qese pasiçerie, ose në mungesë me një lugë të vogël, do të mbushim gjoksin e pulës, duke u kujdesur që mbushja të mos kryhet deri në grykë që mbushja të mos dali gjatë gatimit. E mbyllim me një kunjë dhëmbësh hapjen që të sigurohemi që mbushja nuk do të dalë.
  4. Ndezim furrën të ngrohet në 180 gradë.Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes
  5. Në një tigan do të shtojmë pak vaj ulliri dhe do i kaurdisim gjokset e pulës të mbuluara me kapak sa të marrin një skuqje të lehtë nga të dyja anët. Unë përdora një tigan dysh që i gatuan ushqimet shumë të buta duke e mbajtur lëngun e mishit brenda tij.Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes
  6. Përgatisim një tavë qeramike ose qelqi, e sperkasim me pak vaj ulliri dhe vendosim gjokset e pulës, të cilat i kemi shtuar kripë dhe piper mbas skuqjes në tigan. I vendosim të piqen për 20-25 minuta sa të marrin një ngjyrë të artë.Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes
  7. E lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa duke përdorur një thikë të mprehtë që të mos na prishet forma dhe dali mbushja nga shtypja e thikës kur nuk pret mirë.
  8. E shërbejmë të ngrohtë, shoqëruar me pilaf, bollgur, patate furre, etj.

Ju bëftë mirë!Easy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking RecipesEasy Spinach Stuffed Chicken Breast-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Vijoni të eksploroni blogun tonë për më tepër receta me pulë. Jeni të mirëpritur të lini komentet tuaja në formën më poshtë.

Leave a Comment