Palermo-Style Chicken Cutlets-Kotoleta Pule Në Furrë

Kotoleta Pule Në Furrë është një pjatë e dytë shumë e shijshme, e cila përgatitet lehtë dhe shpejtë për një drekë apo darkë në familje. Kjo është një recetë e kuzhinës italiane, e zonës së Palermos, e cila është gjithashtu shumë e shëndetshme pasi mund ta gatuajmë në furrë, apo grill.

Unë sot po sjell recetën në furrë, plot shije, aromë, dhe e lehtë në kalori. Gatimi i kotoletave në këtë rast bëhet pa vezë e miell, por duke i kaluar në bukë të thërrmuar të aromatizuar.
Ju mund të provoni edhe Kotoleta Pule me spinaq.

Përbërësit

  • 1 gjoks pule i madh ose 4 fileto pule
  • 100 g bukë e thërrmuar
  • 30 g djath Pecorino i grirë, ose kaçkavall dele
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Si fillim do të pastrojmë gjoksin e pulës nga kocka dhe e presim ne feta të holla. Mund edhe të blini fileto të prera gati.
  2. Fetat e pulës do i shpëlajmë, thajmë me letër kuzhine dhe i rrahim me rrahëse mishi.
  3. Do i marinojmë mirë me vaj ulliri, kripë e piper dhe i lëmë mënjanë. Vaji i ullirit do bëjë që kotoletat të lyhen si duhet në bukën e thërrmuar. Palermo-Style Chicken Cutlets-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë, në një tas do të shtojmë bukën e thërrmuar, djathin e grirë, majdanozin e grirë imët, kripë e piper dhe i përziejmë mirë.Palermo-Style Chicken Cutlets-Family Cooking Recipes
  5. Do të përgatisim një tavë me letër furre. Kalojmë kotoletat e marinuara mirë në vaj ulliri në përzierjen e përgatitur nga të dyja anët. Në këtë mënyrë do të krijohet korja krokante dhe plot aromë.Palermo-Style Chicken Cutlets-Family Cooking Recipes
  6. Do i transferojmë në tavën e përgatitur. Mund ti shtoni edhe një fije vaj ulliri dhe i mbulojmë më letër pjekje.
  7. Do i pjekim fillimisht në furrë të parangrohur 200 gradë për 8-10 minuta. Në këtë mënyrë mishi do ngelet i butë nga brenda.Palermo-Style Chicken Cutlets-Family Cooking Recipes
  8. Më pas do aktivizojmë programin grill për ti pjekur nga të dyja anët 4-5 minuta sa të krijojnë ngjyrën e bukur dhe të bëhen krokante nga jashtë.
  9. Kotoletat i shërbejmë të ngrohta, menjëherë, shoqëruar me sallatë të freskët.

Ju Bëftë Mirë!Palermo-Style Chicken Cutlets-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment