Byrek Me Spinaq-Dredhanik Me Spinaq Dhe Qepë Të Njoma

Dredhanik Me Spinaq Dhe Qepë Të Njoma është një recetë që duhet ta provoni patjetër.
Për këtë recetë kam përdorur recetën e brumit që petët ti hapim me dorë. Ju mund të përdorni të njëjtën mbushje edhe për petët e gatshme për byrek apo petët e hapura vetë me petës.

Ndërkohë mbushjen do e përgatisim me spinaq të freskët, të pazierë, apo kaluar në tigan.

Mjafton që spinaqin dhe qepët e njoma ti kemi larë dhe pastruar mirë më parë.

Ju mund të provoni edhe byrekun me Spinaq dhe Gjizë.

PërbërësitByrek Me Spinaq- Family Cooking Recipes

Për brumin

  • 620-650 g miell 00
  • 400 ml ujë i ngrohtë
  • Pak kripë

Për mbushjen

  • 800 g -1 kg spinaq
  • 3-4 qepë të njoma
  • 100 g djath i bardhë
  • 1 vezë e plotë + 1 e bardhë veze
  • 1 e verdhë veze për të kyer petët nga sipër
  • Një tufë majdanoz ose kopër
  • 60 g gjalp i shkrirë
  • 60 ml vaj misri

Përgatitja

Brumi

  1. Si fillim do përgatisim brumin. Në një tas të thellë shtojmë ujin e ngrohtë, tresim kripën dhe shtojmë gradualisht miellin.
  2. Do të përziejmë fillimisht me një pirun dhe gradualisht do e punojmë brumin me duar. Do ta shikoni vetë me sy brumin, pasi duhet pak me i butë se ai i byrekut që hollojmë petët me petës.
  3. E punojmë brumin për disa minuta mirë në tavolinën e punës. Nëse duhet shtoni pak miell.
  4. E ndajmë brumin në pjesë. Ndajeni në gjashtë, tetë, apo edhe më shumë. Në varësi të asaj që ju mendoni se mund ti hapni petët. Nëse jeni fillestare në këtë mënyrë, operoni me pak brumë që të hapni petë jo shumë të mëdha.
  5. Do i vendosim në një pecetë dhe i mbulojmë. Brumin e lëmë të pushojë për 20-30 minuta.
  6. Kur kalon koha, do të hapim secilin nga pjesët e ndara të brumit në kuleçë me diamëtr 20-30 cm.
  7. Përdorni pak miell për këtë proçes, por e shkundim miellin e tepërt gjithmonë në përfundim.
  8. I vendosim petët e hapura në një pjatë duke i lyer mirë në sipërfaqe me përzierjen e gjalpit me vajin.
  9. Petët i vendosim sipër njëra-tjetër, i mbulojmë më një qese dhe i lëmë të pushojnë sërish për 20-30 minuta të tjera. Ndërkohë përgatisim mbushjen.

Mbushja e Byrekut

  1. Si fillim, do të pastrojmë spinaqim mirë. Presim rrënjët dhe do i lajmë gjethet dhe kërcejtë në ujë më uthull. Duke qenë se spinaqim do e përdorim direkt në mbushje, duhët larë mirë.
  2. Pastrojmë edhe qepët në të njëtën mënyrë.
  3. Do ta grijmë spinaqim imët. Presim edhe qepët në copa të vogla duke përdorur edhe bishtat e pastër.
  4. Spinaqin bashkë me qepët do i spërkasim me kripë dhe do i shtypim me duar mirë sa të shohim që po del ujë.
  5. Do të shtojmë aty djathin e thërrmuar. Grijmë dhe erëzat dhe i shtojmë te mbushja. Rrahim vezën dhe e shtojmë po aty. Do i përziejmë mirë dhe e lëmë mënjanë.

Hapja e petëve dhe shtrimi i byrekut

  1. Ndezim furrën të nxehet ne 200 gradë. Do të përgatisim një tavë për pjekje duke e lyer bazën dhe anët me vaj.
  2. Do të shtrojmë një pecetë tavoline të pastër dhe mbi te do të hapim petët një nga një me dorë. E tërheqim lehtë anëve që të mos griset derisa peta të hapet si duhet.
  3. Spërkasim petët me gjalpin dhe vajin e përzierë.
  4. Palosim petët 5-6 cm në njërën anë dhe do të vendosi si shirit nga mbushja e përgatitur. E palosim sërish mbi mbushjen dhe e mbledhim role me duar ose duke ngritur mbulesën.
  5. E vendosim në tepsi, ose në formë rrethore, ose gjalpërushe duke ju përshtatur tavës që keni.
  6. Pasi përfundojmë, e lyejmë më të verdhën e vezës. Shtojmë edhe sasinë e mbetur të gjalpit me vajin. Mund të shtoni sipër edhe lëngun që mund të këtë tepruar nga mbushja.
  7. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30-35 minuta. Piqeni si piqni zakonisht byrekun tuaj.Byrek Me Spinaq- Family Cooking Recipes
  8. E heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak. Dhe e shërbejmë të ngrohtë të prerë në copa.

Ju bëftë mirë!Byrek Me Spinaq- Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment