Domate Turshi është një nga recetat që nuk mungon ndër turshitë e përgatitura në kuzhinën shqiptare. Ashtu si turshitë e përziera, turshitë me patëllxhanë, speca, lakër, kastraveca, kungulleshka, karrota, etj, kjo është një nga turshitë më të preferuara në familje.
Si i bëjmë turshitë me domate
Sipas traditës në familjen tonë kjo turshi zihet vetëm me ujë e kripë, por gjithashtu kjo kërkon që edhe vendi ku i mbajmë turshitë apo klima të jetë goxha e ftohtë.
Dikur përdornim domate organike, të cilat i kishim në oborrin tonë, dhe temperaturat shkonin në minus në mes të vjeshtës. Kështu turshitë mund ti bëje pa merak, dilnin shumë të shijshme dhe pa konservantë.
Që të na dalin turshi sa më të mira dhe domatet të qëndrojnë të forta duhet të zgjedhim domate jeshile, të forta, të pastra, të pavrara apo dëmtuara.
Domatet i pastrojmë mirë në ujë e uthull dhe pasi i shpëlajmë do i lëmë të kullojnë mirë.
Mund ti vendosim domatet kokërr apo të prera në feta në varësi të enës që do mbushni.
Shëllira e kripës që do përdorim duhet të përgatitet me ujë të pastër dhe me kripër kokërr madhe.
Në kushtet kur nuk i kemi kushtet klimaterike që të na mundësojnë një turshi të mirë vetëm me ujë e kripë, do përdorim edhe pak uthull në tretësirë. Kjo do bëjë që domatet të qëndrojnë të forta dhe të mos na zbuten.
Përbërësit
- 2 kg domate jeshile
- 1.5-2 litra ujë
- 1-2 lugë me kripë kokërr madhe
- 3-4 lugë uthull e bardhë për çdo kavanoz
- Gjethe dafine, borziloku, hudhër, piper kokërr
Përgatitja
- Do të sterilizojmë kavanozat dhe kapakët me zierje.
- Përgatisim shëllirën duke zjerë uji me kripën sa të marri vajë. Do e lëmë të ftohet.
- Do të lajmë domatet mirë në ujë më uthull.
- I presim domatet në feta në mënyrë që kavanozat të mbushen sa më mirë, por mund ti lini edhe kokërr, pasi edhe kripë nuk marrin shumë kështu.
- Në fund të kavanozit do të vendosim dafinë, hudhër dhe pipër kokërr.
- Stivosim domatet më radhë në vazo.
- Shtojmë shëllirën e ftohur. Shtojmë edhe uthullën. Kujdesemi që domatet të mbulohen plotësisht më tretësirë uji dhe uthull.
- Mundohemi të nxjerrim edhe bulëzat e ajrit me një lugë druri.
- E mbyllim vazon fort dhe e lëmë në një vend të ftohtë dhe të errët. Ditët e parë do e tundim vazon nga poshtë lart në mnëyrë që të qarkullojë uji me uthullën. Pas 3-4 javësh muaji turshitë janë gati.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje