Ҫomlek Me Mish Viçi Dhe Qepujka është një gatim tradicional shqiptar, i cili përgatitet me mish viçi dhe qepujka (qepë të vogla sa një kokërr arrë). Gatimi është i thjeshtë dhe shumë i shijshëm duke përdorur përbërës sa më të freskët dhe cilësor.
Kjo pjatë është e ngjashme me Jahninë me mish por në këtë recetë nuk përdoret miell apo niseshte, por gjithë pjata realizohet me kombinimin dhe gatimin si duhet të mishit të viçit me qepujkat. Për një gatim sa më të mirë të kësaj recete duhet të përdorim mish viçi nga pjesa e shpatullës apo qafës së viçit.
Për një çomlek sa më të shijshëm nuk duhet të mungojë as shijimi i pjatës me verë, apo uthull, apo edhe lëng limoni nëse nuk doni të përdorni këto të dyja. Gjithashtu hudhrat janë dhe dafina janë aromatizues shumë të mirë të saj.
Nëse doni ta komletoni pjatën me perime duke e gatuar edhe për fëmijë mund të shtoni patate apo karrotë që ndihmojnë në trashjen e lëngut, shtojnë vlerat, por nuk ndryshojnë shijen duke qenë se këto zarzavate nuk kanë aroma të forta.
Lëngu i çomlekut nuk duhet të jetë shumë i trashë si në rastin e suprave të ndryshme me perime, por ka një kosistencë të krijuar nga zierja e mishit dhe qepujkave.
Kjo pjatë mund të shërbehet në një drekë familjare, shoqëruar me sallata të stinës, byrek, pilaf, bollgur, kus kus, etj. Ndiqni hapat më poshtë për përgatitjen e saj.
Përbërësit Për 4 Persona
- 400-500 g mish
- 500 g qepujka të pastruara
- 2-3 thelpinj hudhër
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 1-2 lugë uthull, ose ½ gotë verë e kuqe, ose lëng limoni
- Gjethe dafine
- Piper i zi
- 1 lugë çaji plot spec i kuq pluhur
- Kripë
- 1 patate ose karrotë opsionale
Përgatitja
- Si fillim do të qërojmë qepujkat, do i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe në majën e secilës bëjmë një prerje të vogël në formë kryqi. Do të qërojmë dhe grijmë hudhrat imët.
- Për një gatim më të shpejtë unë e kam zier mishin e viçit veçmas duke e pastruar nga kockat dhe prerë në copa të vogla.
- Në një tenxhere do të shtojmë vaj ulliri, qepukjat, hudhrat e grira, mishin në copa dhe do i kaurdisim bashkë derisa mishi të marri ngjyrë nga të gjitha anët dhe qepujkat të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë gjethe dafine, pipër të zi kokërr dhe pak kripë.
- Do ti shuajmë me pak lëng mishi dhe do i lëmë të kaurdisen në lëngun e vetë.
- Sapo lëngu të përthithet shtojmë uthullën ose verën dhe do e lëmë të avullojë alkoli në tempetaturë të lartë.
- Do të shtojmë pas kësaj specin e kuq pluhur dhe përziejmë mirë që e gjithë sasia të marinohet me specin dhe ta marri ngjyrë e tij.
- Nëse doni të shtoni një patate apo karrotë të prerë në kubikë të vegjël mund të shtoni në këtë moment.
- I kaurdisim sërish, shtojmë kripë, dhe lëngun e mishit duke mbuluar të gjithë sasinë dhe i lëmë të ziejnë në temperaturë mesatare për 25-30 minuta në tenxhere presioni ose 45-50 minuta në tenxhere normale. Nëse e keni zier mishin paraprakisht, koha e gatimit do të përgjysmohet.
- Do e shërbejmë çomlekun të ngrohtë shijuar me pak piper të zi të bluar në moment.
Ju bëftë mirë!