Chicken Breast Stew Recipe-Fileto Pule Ҫomlek Me Erëza dhe Bollgur

Kjo recetë e Fileto Pule Ҫomlek Me Erëza dhe Bollgur është shumë e shijshme, plot aromë të erëzave që do të përdorim dhe kombinon shumë mirë me bollgurin. Është recetë e thjeshtë, nuk kërkon shumë kohë të përgatitet, plot shije për një drekë familjare. Në ketë recetë do të përdorim fileton e pulës e cila e kombinuar me erëza dhe domate do të rezultojë e gatuar butë dhe shijshëm.

Ju mund të hidhni një sy edhe tek receta jonë e Lepurit Çomlek.

Përbërësit për 4 Persona

  • 1 gjoks pule
  • 400 g domate të pjekura pa lëkurë
  • 1 qepë e thatë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 lugë miell
  • ½ gotë verë e bardhë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë gjalp
  • Kripë, piper, dafinë, rozmarinë, trumëz, rigon, manxuranë, majdanoz.

Përgatitja

  1. Do të presim fileton e pulës në copa, do i rrahim pak me një rrahëse mishi dhe do i lyejmë me miell në të dyja anët.Chicken Breast Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Në një tigan, do të shtojmë vajin dhe gjalpin, dhe pasi ngrohen pak, do të shtojmë qepën dhe hudhrën të grira imët.
  3. Domatet i vendosim në ujë të nxehtë, u heqim lëkurën, dhe i presim në copa mesatare.Chicken Breast Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Ndërkohë që qepa zbutet do të shtojmë filetot e pulës dhe do i kaurdisim nga 2-3 minuta në çdo anë sa të ndryshojnë ngjyrë. Do ta shuajmë me verë dhe do rrisim temperaturën e gatimit që të avullojë alkoli.Chicken Breast Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Do të kriposim mishin me kripë dhe piper, do të shtojmë erëzat, pas 1-2 minutash do të shtojmë domatet do të shtojmë sërish kripë, piper, rigon, dhe do e lëmë të gatuhen të zjarr të mesëm me kapak mbuluar, me lëngun e vet, derisa domatja të bëhet salcë dhe qepa të mos kërcasë në gojë dhe të jetë gatuar plotësisht. E shërbejmë të ngrohtë me bollgur.Chicken Breast Stew Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Për përgatitjen e bollgurit përdorim lëng mishi ose kockash, në raportin 1 bollgur dhe 2 lëng si veprojmë me gatimin e orizit. Bollguri lahet përpara se të gatuhet, e kullojmë, e kaurdisim me pak gjalp dhe i shtojmë lëngun e nxehtë, kripë dhe piper. E gatuajmë për 15-16 minuta sa të përthithet gjithë lëngu. Nëse nuk doni ta kaurdisni, atëherë do të lëmë që lëngu të vjolë dhe më pas do të shtojmë bollgurin duke e shijuar me kripë, piper, dhe pak gjalp dhe vaj ulliri.

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që ndaluat tek një tjetër recetë nga blogu ynë. Mirëpresim komentet tuaja mbi recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment