Mediterranean Couscous Salad Recipe-Sallatë Mesdhetare Me Kuskus

Sallata Mesdhetare Me Kuskus që dëshirojmë të sjellim sot për ju, është shumë e thjeshtë për tu përgatitur, një kombinim  plot ngjyra dhe shije. Kuskusi është një produkt me origjinë afrikane, shumë i shpejtë për tu përgatitur, dhe shumë i shijshëm, sidomos kur e kombinojmë me shijet që ne pëlqejmë.

PërbërësitMediterranean Couscous Salad Recipe-Family Cooking Recipes

  • 100 g kus kus
  • 100 ml ujë
  • Pak kripë
  • 1 moxarela
  • 5-6 domate të vogla
  • Ullinj të zinj
  • 2 salcice të ziera
  • 2 kërpudha champinion
  • Borzilok dhe majdanoz
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Përgatisnim kuskusin duke vënë ujin të vlojë dhe hedhim pak kripë dhe një fije vaj ulliri. Shtojmë kuskusin në ujin a valuar, e trazojmë, e mbulojmë enën me kapak, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta.
    Pas kësaj me një pirun, e trazojmë lehtë që të shpërbëhet dhe të ndahen kokërrizat.
  2. Presim mocarelën në kubik.
  3. Presim domatet qershi në 4 pjesë.
  4. Presim dhe kërpudhat në feta dhe i kalojmë në një tigan me 1 fije vaj ulliri për 2-3 minuta.
  5. Salçiçet i ziejmë për 3-4 minuta dhe i presim në kubikë.
  6. Në 1 tas të madh qelqi hedhim kuskusin dhe të gjithë përbërësit e tjerë. Një pjesë të përbërësve i mbajmë për të zbukuruar sallatën sipër.
  7. I shtojmë kripë, vaj ulliri dhe erëzat e freskëta.
    Kjo pjatë mund të konsumohet si një sallatë për të gjithë familjen ose një dreke e marrë me vete në punë duke qenë se ka një kombinim të mirë të karbohidrateve, perimeve dhe proteinave.Mediterranean Couscous Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Faleminderit që na mbështesni duke komentuar dhe ndarë recetat tona.

Irinda

Leave a Comment