Wild Boar Recipe-Derr i Egër Me Erëza Në Tenxhere Presioni

Sot duam të ndajmë një recetë shumë të thjeshtë të gatimit të Derrit Të Egër Me Erëza në tenxhere presioni. Nuk ndodh që të gjesh gjithmonë derr apo kafshë të egra, por kur na ndodh, dëshirojmë ti gatuajmë me kujdes që të ruajmë shijen e tyre dhe ti shijojmë pasi janë shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm. Të rritur në gjendje të egër dhe në mënyrë natyrale janë një nga llojet më të mira të ushqimit që mund të gjejmë.

Ne sot po ju sjellim një recetë të gatimit në tenxhere presioni, por mënyrën e marinimit të derrit të egër ju mund ta përdorni edhe për receta të tjera me këtë përbërës.Wild Boar Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit

  • 1.5 kg mish derr i egër
  • 1 gotë verë e bardhë
  • Kripë e piper
  • Gjethe dafine, rigon
  • 1 qepë, 1 karrotë ,1 degë selino
  • Vaj ulliri

Për marinimin

  • 1 gotë verë e bardhë, qepë, karrotë, selino të prera në copa, sherebel, rozmarinë, dafinë.

Përgatitja

  1. Mishin e derrit e presim në copa dhe e lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm. E kullojmë dhe e fusim në një tas ku do të shtojmë të gjitha erëzat dhe verën.
  2. E lëmë për disa orë të pushojë në frigorifer dhe më pas e kullojmë nga vera dhe erëzat dhe e vendosim në një tenxhere presioni mishin e derrit.
  3. Në tenxheren e presionit do të shtojmë edhe vaj ulliri bashkë me copat e mishit. Do ti rrotullojmë nga të gjitha anët sa të marri një kaurdisje të lehtë.
  4. Do ta shuajmë me verën e bardhë dhe rrisim temperaturën e gatimit për të avulluar pjesa alkolike e verës. Wild Boar Recipe- Family Cooking Recipes
  5. Ndërkohë presim qepën, karrotën, selinonë në copa të mëdha dhe do ti shtojmë te mishi.
  6. Shtojmë kripë e piper dhe të gjitha erëzat. I përziejmë mirë me njëra-tjetrën për disa minuta.
  7. Do të shtojmë ujë sa të mbulojë mishin dhe do ta mbyllim tenxheren. Sapo të nisi të bëjë zhurmën presioni do ta ulim flakën në minimum dhe do ta lëmë të gatuhet për 30 minuta, ose duke ndjekur programet e tenxheres suaj me presion nëse keni një version elektronik. Gatimi do të varet edhe nga lloji i fortësisë së mishit, mishi që përdora unë ishtë i një derri jo shumë të madh, që nuk ju desh më shumë se 30 minuta për tu gatuar. Ju kontrollojeni dhe nëse duhet ende kohë gatimi shtoni ujë të nxehtë dhe vazhdoni gatimin.Wild Boar Recipe- Family Cooking Recipes
  8. Në përfundim e heqim mishin, dhe lëngun dhe perimet e zjera i frulojmë dhe do të përfitojmë një salcë për të shoqëruar mishin.Wild Boar Recipe- Family Cooking Recipes
  9. Mund të pregatisim pure patatesh, ose patate në tigan për të shoqëruar pjatën. Mund ta shoqëroni dhe me një sallatë mikse plot ngjyra dhe shije sipas preferencës.
  10. E shërbejmë pjatën të ngrohtë.Wild Boar Recipe- Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Në Përmbyllje

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Faleminderit për mbështetjen, komentet dhe pyetjet tuaja. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment