Wheat And Meat-Qeshqek

Qeshqek është një pjatë e traditës Elbasanase, e cila gatuhet kryesisht për Pashkë apo për Krishtlindje. Kjo recetë ka si përbërës kryesor grurin dhe mishin, të cilët pasi gatuhen mirë, të shijuar edhe me gjalp, krijojnë një pjatë kryesore shumë të shijshme apo shoqëruese e pjatave të tjera me bazë mishi. Qeshqeku nuk është shumë i vështirë për tu realizuar vetëm kërkon që të ndiqen drejt hapat e zbatimit të procedurës së gatimit dhe të zgjidhen përbërësit e duhur. Kështu gruri që është përdorur për gatimin e qeshqekut është një grurë i rrahur në mokra guri. Është një process që grurin nuk e thërrmon, por i krijon një process të ngjashëm me shtypjen duke e bërë që të gatuhet më shpejt dhe të lëshojë si duhet amidonin gjatë zierjes me mishin. Në pamundësi për gjetjen e grurit të rrahur duhet që grurin ta vendosim të paktën 24 orë përpara se ta gatuajmë në ujë.
Për gatimin e qeshqekut mund të përdorni mish nga gjeli i detit apo edhe mish viçi. E rendësishme që mishi të ketë zier shumë mirë, më parë, nga i cili ne do marrim lëngun më të cilin do gatuajmë qeshqekun, por edhe mishin do e shtojmë në gatim të shkëputur me dorë fije fije imët.
Në recetën e sotme ne kemi përdorur mish viçi dhe lëng kockash viçi, të cilat kanë konsiderueshëm xhelatinë dhe proteina, për të na mundësuar që pjata jonë të lidhet si duhet dhe të dali një gatim i shijshëm dhe plot vlera ushqyese.

Kjo pjatë është plot kalori, një kombinim i karbohidrateve, fibrave ushqimore, proteinave dhe vitaminave të shumta të siguruara si nga gruri ashtu edhe mishi. Kështu nga gruri sigurojmë në mbi 20% të nevojave tona ditore në disa prej vitaminave B, si B1, B6, B3, por edhe proteina, fibra, manganese, forfor, magnez, hekur, etj. Mishi është një tjetër burim shumë i pasur në proteina, kripëra minerale, dhe kompleks të Vitaminës B. Këto variojnë në bazë të llojit të mishit që konsumojmë por referuar mishit të viçit, ai është i pasur në vitamin B12, B3, B6, zink, fosfor, bakërr, hekur, etj.

Përbërësit për 6 Persona

  • 500 g grurë
  • 600 g mish viçi tul, ose 1.2 -1.5 kg mish viçi nga pjesa e shpatullës
  • 1 kg kocka viçi
  • 100 g gjalp
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Në një tenxhere do të vendosim të ziejë mishi dhe kockat e viçit, të cilat i kemi larë mirë. I vendosim në ujë të ftohtë me pak kripë. Unë përdor tenxhere me presion për një zierje më të mirë dhe më të shpejtë.
  2. Në një tenxhere tjetër do të vendosim grurin, te cilin e kemi pastruar dhe larë mirë dhe e kemi vendosur një natë më parë në enë me ujë. Pasi i kemi ndërruar një herë ujin pas 12-15 orëve të para, do e vendosim të ziejë bashkë me ujin ku ka qëndruar si fillim. Kështu e vendosim grurin të ziejë mirë me ujin e vetë, duke i shtuar edhe pak ujë tjetër të ngrohtë gjatë zierjes derisa grurit të fillojë ti plasë kokrra.
  3. Gjatë kësaj kohe edhe mishi ka zier dhe pasi ftohet pak, do të veçojmë mishin nga lëngu dhe e përgatisim mishin për recetën tonë duke e pastruar mishin nga kockat dhe e copëtojmë me duar fije fije imët. Kullojmë dhe lëngun e mishit dhe kockave dhe e lëmë mënjanë. Wheat And Meat-Family Cooking Recipes
  4. Në tenxheren ku kemi grurin do të shtojmë 2/3 e sasisë së gjalpit dhe do të trazojmë mirë që e gjithë masa e grurit të marri aromën e gjalpit, i cili do të tretet duke trazuar bashkë me grurin.Wheat And Meat-Family Cooking Recipes
  5. Pas disa minutash shtojmë mishin në copa, trazojmë mirë, dhe do të fillojmë të shtojmë lëngun e mishit gradualisht, e ngjashme si me proçesin e gatimit të rizotos. Lëngut të mishit i shtojmë kripë, në mënyrë që edhe gruri të marrë kripën dalëngadalë.Wheat And Meat-Family Cooking Recipes
  6. Shtojmë lëng mishi dhe trazojmë vazhdimisht derisa gruri të lëshojë amidonin dhe të lidhet me mishin duke krijuar një masë kremoze. Do e shijojmë më kripë nëse ka nevojë, dhe në fund përpara se ta servirim, do e përvëlojmë qeshqekun me gjalp të tretur. Kështu në një tigan do të shtojmë sasinë e lënë mënjanë nga gjalpi, e shkrijmë dhe ja shtojmë qeshqekut për shije përpara servirjes. Wheat And Meat-Family Cooking Recipes
    Qeshqeku serviret gjithmonë i ngrohtë. Mund ta konsumojmë edhe të nesërmen, por gjithmonë e ngrohim para se ta servirim.

Ju bëftë mirë.Wheat And Meat-Family Cooking Recipes

Faleminderit që ndiqni dhe shijoni recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment apo pyetje lidhur me recetën.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment