What To Cook With Beef Ribs-Brinjë Viçi Në Furrë Me Patate Të Vogla

Brinjë Viçi Në Furrë Me Patate Të Vogla është një pjatë e dytë shumë e shijshme, e cila vlen të shijohet në një drekë apo darkë në familje. Nëse ju ndodh të gjendeni në dilemë si të gatuani brinjët e viçit, atëherë provoni këtë recetë për një gatim plot shije për të gjithë në familje.
Pjata përgatitet me pak përbërës me një gatim të pjesshëm në tigan dhe përfundim të gatimit në furrë. Brinjët e gatuara në këtë mënyrë janë plot shije, të aromatizuara sa duhet dhe të pjekura krokante dhe njëkohësisht të buta dhe plot lëng në brendësi.
Ju mund të provoni edhe këtë recetë të brinjëve të viçit.

Përbërësit

  • 1 kg brinjë Viçi të prera në copa
  • 1 kg patate të vogla
  • Kripë e piper
  • Gjethe dafine
  • Vaj ulliri
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 thelp hudhër, rigon

Përgatitja

  1. E presim mishin në copa të përshtatshme, në mënyrë që të gatuhet me shpejt dhe ta kemi me të lehtë për ta servirur.
  2. Copat e mishit të lara dhe të thara nga uji me letër kuzhine, do ti kalojmë në një tigan ku kemi hedhur vaj ulliri, 1 thelp hudhër dhe gjethe dafine.
  3. Do ti rrotullojmë nga të gjitha anët për disa minuta në tigan sa të marrin ngjyrë. I shuajmë me verë dhe e lëmë të avullojë pjesa alkolike në temperaturë të lartë.
  4. Do ta mbulojmë  me kapak dhe do ta lëmë të gatuhet për 10 minuta. Mund të shtojmë edhe gjysëm gote ujë.
  5. Ndërkohë pregatisim patatet e vogla. Ato mund të konsumohen me gjithë lëkurë, por une vendosa ti pastroj nga lëkurat.
  6. Patatet e pastruara dhe të lara i marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe i vendosim në tavë qelqi.What To Cook With Beef Ribs-Family Cooking
  7. Do të vendosim  copat e mishit dhe hedhim edhe lëngun që ka ngelur në tigan. Mund ta shtoni lëngun me 1 gotë ujë dhe  e shtojmë te tava.What To Cook With Beef Ribs-Family Cooking Recipes
  8. Do ti pjekim në furrë të nxehur 200 gradë për rreth 1 orë. Duhet që mishi të jetë i butë dhe patatet të pjekura.What To Cook With Beef Ribs-Family Cooking
  9. Në fund e shijojmë me rigon.
Ju bëftë mirë!What To Cook With Beef Ribs-Family Cooking
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Ne vlerësojmë opinion tuaj.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment