Vegetable Cream Soup Recipe-Supë Krem Perimesh

Supë Krem Perimesh është një pjatë shumë e shijshme për tu shijuar në vaktet tona në familje. Supat e ngrohta janë shumë të ushqyeshme dhe të nevojshme në ditët e ftohta të fund vjeshtës apo dimrit që po vjen. Vazhdimisht kemi sjellë receta supe sipas stinës për ju dhe kjo është një prej tyre.

Kjo është një supë e shpejtë dhe e shëndetshme si të gjitha supat e tjera. Bëhet në pak minuta dhe mund të konsumohet nga të gjithë. Ju mund të shtoni perime të tjera ose të eleminoni ndonjë që nuk ju pëlqen.
Gjithashtu, ju mund të provoni edhe krem Kungulli, apo krem preshi, krem finoku, apo krem lulelakre për vaktet tuaja.

Përbërësit

  • 1/2 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 kungull i vogël
  • kungull dimëror 1 copë
  • Brokoli
  • Majdanoz
  • Kripë e piper
  • Limon
  • Krem djathi ose pana
  • Copa buke të thekur
  • Lëng mishi (me deshirë)

Përgatitja

  1. Do të lajmë, pastrojmë dhe presim në copa të mëdha perimet. I vendosim në një tenxhere dhe i mbulojmë me ujë.
  2. Perimet do i vendosim të ziejnë për 15 minuta.
  3. Pasi kanë zierë do ti bëjmë krem me mixer me korent. Do të regullojmë trashësinë e supës me lëng mishi ose ujë.
  4. E vendosim sërish supën tonë të marri një valë dhe shtojmë edhe kremin e djathit ose panën. E fikim zjarrin. Nëse dëshironi një supë më të lehtë në kalori, mund edhe të mos e shtoni kremin e djathit.
  5. E rregullojmë supën me lëng limoni, piper të zi dhe majdanoz të freskët. E shërbejmë të ngrohtë me copa buke të thekur dhe një fije vaj ulliri.

Ju Bëftë Mirë! Vegetable Cream Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment