Tave Dheu-Tave Dheu Me Mëlçi

Tavë Dheu me Mëlçi dhe djath të bardhë është një gatim i Shqipërisë së Mesme. Kjo është një recetë e thjeshtë, e cila shërbehet kryesisht si një antipastë e nxehtë në dreka familjare ku menuja është me bazë mishi.

Receta përgatitet në tigan, për ti dhënë gatimin final në furrë. në preferoj ta gatuaj më parë pjesën që i përket proçedurës së gatimit në tigan.Kështu e kam gati për ta pjekur në furrë 15-20 minuta përpara se të ulemi në tavolinë, në mënyrë që ta shërbejmë të nxehtë.

Nëse ju pëlqejnë gatimet me mëlçi mund të provoni edhe  Fërgesë Me Mëlçi.

Përbërësit

  • 300 g mëlçi viçi
  • 1 qepë mesatare
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 filxhan verë e bardhë
  • 1 lugë gjelle rrafsh miell
  • 100 g djath i bardhë feta
  • Gjethe dafine
  • 2 lugë djath i grirë parmixhan
  • Kripë e piper i zi
  • Rigon

Përgatitja

  1. Do të lajmë mëlçinë me ujë të rrjedhshëm dhe do ta presim në copa të vogla. Mirë është që mëlçia të jetë e freskët dhe jo e ngrirë.
  2. Presim qepën hollë dhe e kavërdisim me pak vaj ulliri sa të bëhet ngjyrë ari. Do të shtojmë edhe mëlçinë dhe vazhdojmë gatimin.Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë kripë e piper të zi. Sa të ndryshojë ngjyrë do ta shuajmë me verë të bardhë.Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  4. Shtojme salcën dhe pasi ta përziejmë mirë do të shtojmë ujë sa të mbulohet mëlçia.
  5. E gatuajmë në zjarr të ulët për 15 minuta.
  6. Duhet të ketë lëng kur të shtojmë miellin të cilin e kemi tretur në një gjysëm gote ujë të ftohtë. E lëmë të marri valë dhe shohim sa do të trashet.Tave Dheu-Family Cooking Recipes Mund të shtoni dhe pak ujë nqs do të duket e trashë.
  7. Do të shtojmë edhe djathin e thërrmuar. Shtojmë rigon të thatë.Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  8. Sa të marri një valë dhe e heqim nga zjarri. Në momentin që do ta shërbejmë e hedhim nëpër tava balte një racionëshe.Tave Dheu-Family Cooking Recipes
  9. Do të shtojmë dhe ndonjë gjethe dafine dhe djath parmixhan sipër. Mund të përdorni çdo djath kaçkavall që preferoni.
  10. I fusim në furrë të nxehur në 200 gradë dhe i pjekim për 20 minuta. I shërbejmë sapo ti nxjerrim nga furra.

Ju bëftë mirë!Tave Dheu-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment