Tasqebap Recipe-Tasqebap Me Mish Vici

Tasqebap Me Mish Viçi është një pjatë tradicionale shqiptare e cila gatuhet në çdo stinë, por më së miri shijon në stinët e ftohta.
Kjo pjatë mund të shërbehet si pjatë unike shoqëruar me sallatë të stinës apo pilaf.
Gatimi i saj është shumë i thjesht, mjafton të ndiqni hapat dhe teknikat si më poshtë dhe do ju dali një pjatë shumë e shijshme, të cilën mund ta gatuani në përditshmëri për drekë, apo darkë në familje.

Nëse ju pëlqejnë recetat tradicionale mund të provoni edhe Paçe apo Tave Dheu Me Mish.

Përbërësit

  • 500 g mish viçi
  • 2 qepë
  • 100 ml salcë domatesh ose 2 domate të pjekura mirë.
  • Vaj ulliri, kripë e piper, rigon i thatë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë miell jo plotë
  • Gjethe dafine

Përgatitja

  1. Për këtë lloj gatimi do të na duhet mish viçi tul. Do ta presim në copa të vogla .Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes
  2. Pastrojmë dhe grijmë qepët jo shumë hollë dhe i hedhim në një tenxhere qe nuk ngjit. Shtojmë vaj ulliri, pak kripë dhe pak uje dhe nisim kavërdisjen. E përziejmë dhe presim sa të zbutet.Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojmë mishin dhe e përziejmë që të marri nxehtësi në të gjitha anët. Shtojmë kripë e piper te zi. Do të vazhdojmë ta përziejmë dhe e gatuajmë mishin me qepën për disa minuta.Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes
  4. E shuajmë me verën e bardhë. Tasqebap Recipe-Family Cooking RecipesVazhdojmë ta përziejmë në temperaturë mesatare në të ulët dhe e gatuajmë sa të shohim që mishi ka marrë një ngjyrë dhe qepa është tretur ( të mos kërcasë në gojë).Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Shtojmë salcën ose domatet e pastruara nga lëkurat dhe farat dhe të grira hollë.
  6. Do të shtojmë ujë sa të mbulohet dhe shtojmë edhe gjethet e dafinës dhe hudhrën në thelpinj.
  7. E mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ziejë me zjarr të ngadaltë sa të zbutet mishi. Duhet që gjella të mbetet në salcën e vet. Mund ta lini ashtu ose mund ta trashni lëngun me pak miell. Në këtë rast do ta hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë te gjella. E lëmë të trashet avash avash mbi zjarr.Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Shtojmë rigon të tharë dhe e servirim. Mund ta shoqëroni me pilaf, buke të thekur, pure patatesh ose në rastin tonë e kemi servirur me polenta të skuqur.
  9. D m th. Polentën e përgatitur më parë dhe të ftohur e presim në feta dhe e kalojmë në tigan të nxehur, ku kemi shtuar pak vaj dhe pak gjalp. Kjo do ti shtojë më shumë shijen. Mund ta ervini polentën edhe sipas gatimit tradicional. Recetën e polentës e gjeni Këtu.

Ju Bëftë Mirë!Tasqebap Recipe-Family Cooking Recipes

Këshilla:

Në rastin kur përdorim domate në gatim, do ta gatuajmë më gjatë sa të shohim që pjesa më e madhe e lëngut të domates ka avulluar. Nëse do të përdorim salcë, gatimi është më i shpejtë.

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment