Stuffed Tomatoes With Minced Beef- Domate të Mbushura me Mish të Grirë

Përshëndetje të dashur pasionantë të gatimit,

Sot do të sjellim për ju, një recetë të Domateve  të Mbushura me Mish të Grirë, e pëlqyer nga fëmijët dhe e thjeshtë për t’u përgatitur.

Domatet mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe kjo recetë është një kombinim i domateve të mbushura me me mish viçi të grirë dhe perime. E thjeshtë për t’u gatuar dhe shumë e shijshme. Kjo është një pjatë që mund ta konsumoni për darkë/drekë  dhe një vakt i shpejtë për ditët tona verore.

Domatja është një nga perimet e mia të preferuara.Mund ta hamë dhe konsumojmë në mënyra të ndryshme duke i kombinuar në pjata të shëndetshme dhe shumëngjyrëshe si përshëmbull: sallata, supa, salcë dhe pije.

Gjatë verës, domatet nuk mungojnë në tryezat tona. Domatja në vetvete është 95% ujë, 4% karbohidrate dhe më pak se 1% yndyrë. Në 100% të domateve të papërpunuara, marrim 18 kalori dhe vetëm 17% të vlerës sonë ditore të vitaminës C, kështu që duke u kombinuar me përbërës të tjerë, kjo recetë bëhet më e shëndetshme në vlerat ushqyese.

Stuffed Tomatoes With Minced Beef-Family Cooking Recipes

Përbërësit për një person

  • 2- domate të mëdha të forta
  • 150 g / 5 oz mish viçi të grirë
  • 1-2 tbsp gjalpë jo të kripur
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1- Qepë mesatare, ose 1/2 qepë të mesme dhe 2- qepë pranvere
  • 1/2 karotë
  • 1/4 speca të kuq
  • 1/2 kungull i njomë mesatar
  • 1 tbsp hudhër të freskët
  • kripë
  • piper
  • Majdanoz, nenexhik, kopër, trumzë ose rigon

Përbërësit për 4-6 Persona

  • 6- domate të mëdha të forta
  • 450 g / 16 oz mish viçi të grirë
  • 1- tul domate
  • 4 tbsp gjalpë të pakripur
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-qepë mesatare
  • 1-karrotë e mesme
  • 1/2 speca të kuq
  • 1/2 kungull i njomë mesatar
  • 1 tbsp hudhër të freskët
  • kripë
  • piper
  • Majdanoz, nenexhik, kopër, trumzë ose rigon

Përgatitja

  1. Ngrohni furrën në 180 ° C / 350 ° F.
  2. Pastroni dhe shpëlani domatet, prini majën dhe pastroni tulin. Pulpa e një domateje do të përdoret në recetën tonë dhe pjesën tjetër rekomandoj ta përdorni për një recetë tjetër gatimi familjare. Në kuzhinë, asgjë nuk duhet të hidhet.
  3. Shkrini gjalpin e pakripur dhe vendosni domatet në një tavë gati për tu mbushur.

Stuffed Tomatoes With Minced Beef-Family Cooking Recipes

4. Pastroni dhe copëtoni imët qepën, karrotën, kungullin e njomë, specat e kuq.
5. Në një tigan, ngrohni vajin dhe shtoni qepën që të skuqet. Kur qepa të fillojë  të marrë ngjyrë të kafe të artë, shtoni karrotën, kungujtë e njomë, specat e kuq dhe përzieni që të skuqen së bashku në nxehtësi mesatare.

Stuffed Tomatoes With Minced Beef-Family Cooking Recipes 6. Pas 3-5 minutash, shtoni hudhrën e freskët, kripën, piperin dhe lëreni të ziejë përzierjen e perimeve për 3-5 minuta.
7. Shtoni mishin e viçit të grirë në tigan dhe vazhdoni skuqjen për 10-15 minuta të tjera.

Stuffed Tomatoes With Minced Beef-Family Cooking Recipes 8. Shtoni tulin e domates dhe lëreni përzierjen në zjarr për 3-5 minuta.
9. Jepini shije pjatës suaj duke i shtuar erëza të ndryshme sipas dëshirës. Personalisht kam përdorur majdanoz, nenexhik dhe kopër. Me lugë gjelle  përzjeni domatet me mishin e grirë të viçit dhe perimet.
10. Piqni domatet e mbushura në furrën e parangrohur për 15-20 minuta.
11. Pas pjekjes, serviri domatet e mbushura në një pjatë.
Ju bëftë mirë!Stuffed Tomatoes With Minced Beef- My Daughter Approved It

Ruajta:

Këtë gatim mund të ruani në enë të mbyllur hermetikisht në frigorifer për 24 orë. Ne rekomandojmë që gjatë stinës së verës, gatimet të konsumohen brenda ditës që janë gatuar. Konsumoni ushqime dhe gatime sa më të freskëta, në mënyrë që të shmangni çdo problem me tretjen, helmimet ushqimore apo sëmundjet infektive.

Këshilla:

  1. Këtë recetë mund ta realizoni edhe perime të tjera si: speca të kuq ose jeshil për mbushje, ose kungull i njomë.
  2. Sygjerohet të mos përdoret piper në ushqimet e fëmijëve të vegjël.

Ju ftojmë ta gatuani këtë recetë! Mirëpresim komentet dhe pyetjet tuaja.

Faleminderit për kohën tuaj.

Së shpejti me receta të reja.

Leave a Comment