Pula është një nga shpendët që na gjendet si në përditshmëri por edhe për receta të veçanta festive. Mund të gatuajmë pafund receta të shpejta me pulë, me pak përbërës dhe të shijshme, të tiganisura, në tenxhere, grill apo furrë, pula mbetet përherë një zgjidhje e pëlqyer nga të gjithë moshat në familje. Sot duam të ndajmë një recetë të Pulës Së Mbushur Me Oriz. Mund ta gatuajmë për një fundjavë, por edhe për raste festash.
Ju mund të lexoni receta të ngjashme me pulë nga blogu ynë
Përbërësit
- 1 pulë rreth 1.5 kg
- 80 g mëlçi pule
- 1 qepë e vogël
- 1 karrotë
- 1-2 lugë gjalpë
- 3-4 lugë vaj ulliri
- 120 g oriz i parazierë
- ½ gotë verë e bardhë
- 300 ml lëng mishi pule ose perimesh, ose ujë i nxehtë
- Kripë
- Piper
- Trumzë ose rigon (i thatë ose i njomë)
- 1 kg patate për të shoqëruar pulën
- Për marinimin e patateve (kripë, piper, rozmarinë, vaj ulliri)
Përgatitja
- Do të lajmë pulën mirë, e thajmë dhe e lëmë mënjanë.
- Në një tigan, do të shtojmë gjalp dhe vaj ulliri, qepën e grirë imët dhe do i kavërdisim për pak minuta sa të zbutet. Do shtojmë mëlçitë e pulës dhe do i kaurdisim dhe ato për pak sa marrim një faqe e ndryshojnë ngjyrë.
- Do të shtojmë orizin, doe kaurdisim bashkë me qepën dhe melçitë për pak minuta dhe do e shuajmë me verën e bardhë.
- Do e lëmë sa të avullojë vera në temperaturë të lartë, dhe do të shtojmë lëngun e mishit, apo perimeve të nxehtë që të mos ndërpritet zierja e orizit. Do i shtojmë kripë, piper, dhe trumzën dhe do e lëmë të ziejë derisa orizi të thithë gjithë brodon.
- Do të nxehim furrën në 200 gradë.
- Do e mbushim pulën me orizin e gatuar. Në të dy anët e barkut të pulës hapim me thikë dy çarje të vogla dhe dhe e mbyllim barkun e pulës duke kryqëzuar këmbët e saj.
- E vendosim pulën në një tavë për pjekje, e kriposim mirë nga jashtë dhe e lyejmë më pak gjalp dhe spërkasim me vaj ulliri, piper.
- Do e mbulojmë pulën me letër alumin dhe në furrën e nxehur më parë në 200 gradë për 30 minuta, dhe më pas do e përfundojmë pjekjen pa letër për 30-45 minuta të tjera. Varet sa e madhe është pula.
- Ndërkohë që vendosim pulën të piqet, do të qërojmë patatet e lara, do i presim në copa jo shumë të vogla, i marijojmë me kripë, piper, rozmarinë dhe vaj ulliri.
- Kur heqim letrën e aluminit, do i shtojmë përreth pulës që të piqen bashkë. Lëngu i pulës do i mbajë të buta dhe nga jashtë do jenë krokante. Mund të zgjidhni që ti piqni edhe në një tavë tjetër veçmas.
- Kur përfundon pjekja, e vendosim pulën në një pjatë servirje, së bashku me patatet e furrës dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!