Spinach Egg Muffins Recipe-Muffin Me Spinaq, Domate dhe Vezë

Muffin Me Spinaq, Domate dhe Vezë për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm është propozimi ynë për ju sot.

Kjo recetë nuk është vetëm e shëndetshme por edhe e thjeshtë për tu përgatitur. Në pak minuta mund të përgatisni recetën dhe për 20 minuta është gati pasi piqet në furrë.

Këtë recetë mund ta përgatisni për mëngjes, për tu marrë me vete në punë, piknik, etj.

Gjithashtu mund ta konservoni në frigorifer për disa ditë në kontenier të mbyllur për ta konsumuar për mëngjeset tuaja nëse jeni duke ndjekur një regjim fiks ushqimor për rënien në peshë.
Ju mund të provoni edhe Suffle me spinaq

Përbërësit- 12 muffins

  • 1 tufë spinaq (gjethe vogël)
  • 6-8 domate qershi
  • 1-2 kremviçe wudi me djath
  • 6-8 vezë
  • 50 ml qumësht
  • 30-50 g djath i bardhë
  • Kripë, piper, majdanoz
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Si fillim lajmë spinaqin dhe domatet në ujë të rrjedhshëm.
  2. Do të marrim një tavë për muffin, do i spërkasim gropat me vaj dhe mundësisht vendosim letra ose forma silikoni.
  3. Nëse keni spinaq të vogël mund edhe ta lini pa copëtuar, në të kundërt e copëtojmë me dorë dhe e vendosim në forma.
  4. Domatet i presim në kubikë dhe i shtojmë edhe ato sipër spinaqit.
  5. Po njësoj presim në kubikë imët kremviçen dhe e shtojmë edhe atë në çdo gropë. Nëse doni një recetë vegjetariane mund ta evitoni kremviçen. Shtojmë djathin e thërrmuar.
  6. Shtojmë majdanoz të freskët në çdo formë muffin.
  7. Do të rrahim vezët në një tas, bashkë me qumështin, kripë e piper. Sasinë e vezëve mund ta shtoni nëse keni forma muffins më të gjera.
  8. E shtojmë vezën sipër përbërësve në çdo formë dhe e vendosim të pjekim në furrë të ngrohur në 180 gradë për 20 minuta.
  9. I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen pak dhe më pas i nxjerrim nga format. I vendosim në një pjatë servirje dhe i shërbejmë të ngrohta apo temperaturë ambienti.

Ju Bëftë Mirë!Spinach Egg Muffins Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment