Spaghetti With Clam Sauce-Spaghetti Me Vongole Veraci

Spaghetti Me Vongole Veraci është një tjetër pjatë e parë verore, plot shije deti për tu shijuar në fundjavat tuaja.

Kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe përgatitet për pak kohë. Sekreti është i gjithë te midhjet. Ato duhet të jenë shumë të freskëta.

Për një pastrim sa më të mirë, kur i blejmë midhjet vongole i fusim në ujë të freskët me pak kripë dhe i ruajmë në frigorifer. Ato do të lëshojnë rërën që mund të kenë në brendësi. Këto lloj midhjesh jetojnë në rërë, prandaj duhet ti shpëlajmë shumë mirë përpara se ti gatuajmë.

Ju mund të provoni edhe Makarona me Karkaleca dhe Midhje të Zeza, apo Linguine Me Dateri.

Përbërësit për 5-6 PersonaSpaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes

  • 500 g spaghetti Barilla quadrati
  • 500 g vongole veraci
  • 2 domate të mëdha të pjekura mirë
  • 1 thelp hudhër
  • Kripë, piper, majdanoz borzilok
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Pasi kemi ndjekur udhëzimet si më part dhe i kemi shpëlarë mirë midhjet, do ti hapim në një tigan me pak vaj në zjarr të fortë, të mbuluara me kapak.Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes
  2. Në një tigan tjetër me pak vaj ulliri dhe një thelp hudhër do të shtojmë domaten e pastruar nga lëkurat dhe e prerë në kubik. Domatja është sa për ti shtuar shijen, jo për ti dhënë ngjyrën e kuqe të salcës.Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes
  3. Do ti përziejmë mirë, për disa minuta, sa domatja të gatuhet dhe të na formohet një salcë. Shtojmë kripë e piper të zi.
  4. Shtojmë erëzat e freskëta të grira hollë dhe vongolet e hapura më parë bashkë me lëngun e përftuar. Kujdes që lëngun e tyre ta kullojmë sepse mund të ketë rërë në fund.Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes
  5. Do të ziejmë spagetit në ujë të vluar me kripë dhe do ti kullojmë që ti përziejmë 2 minuta në tiganin e salcës që të marrin shijen me njëra-tjetrën.
  6. Spagetit duhet të jenë al dente. Do ti shtojmë edhe pak nga uji i zierjes se tyre, në mënyrë që salca të dali e lëngshme.Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes
  7. Në fund i shtojmë erëza të freskëta, një fije vaj ulliri dhe i shërbejmë të ngrohta menjëherë. I shoqërojmë me verë të bardhë.

Ju bëftë mirë.Spaghetti With Clam Sauce-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment