Smoked Salmon Bruschetta Appetizer-Brusketa Me SalmonTë Tymosur

Përgatitja e Brusketave është shumë e thjeshtë dhe janë një aperitivë shumë i shijshëm dhe i këndshëm edhe për të hapur vaktet tona dhe pirë një gotë në këto ditë festash. Sot duam të ndajmë Brusketa më Salmon Të Tymosur. Receta është shumë e shijshme dhe e shpejtë, dhe me pak përbërës do të realizoni një aperitivë shumë të pëlqyer për një nga vaktet tuaja për fundvit.

Ju mund të hidhni një sy edhe te Brusketa me Perime për më shumë ide mbi brusketat apo Salmon Me Perime për një pjatë të dytë shumë të shijshme për një nga vaktet tuaja kryesore.

PërbërësitSmoked Salmon Bruschetta Appetizer-Family Cooking Recipes

  • 100 gram salmon i tymosur
  • 100 g krem djathi Filadelfia
  • Majdanoz i freskët
  • Kripë e piper
  • Pak vaj ulliri
  • Feta buke sipas dëshirës

Përgatitja

  1. I presim fetat e salmonit hollë. Disa i lëmë pa prerë veçmas për dekor.
  2. Presim dhe majdanozin hollë dhe e përziejmë me kremin e djathit Filadelfia.
  3. I shtojmë kripë e piper.
  4. Fetat e bukës i thekim dhe i lyejmë me salcën e përgatitur.Smoked Salmon Bruschetta Appetizer-Family Cooking Recipes
  5. I vendosim bukur një gjethe majdanoz dhe një fetë nga salmoni i tymosur. I hedhim një fije vaj ulliri sipër dhe i servirim.

Ju bëftë mirë!Smoked Salmon Bruschetta Appetizer-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe mbështesni duke vizituar, provuar dhe ndarë recetat tona. Ndjehuni të lirë të komentoni apo lini nje pyeje mbi recetën. Ne vlerësojmë opinionin tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment