Recipe For Homemade Bruschetta-Brusketa Me Perime Dhe Mocarela

Këto ditë festash tavolinat i kemi plot me gatime të shijshme, ndaj dhe synojmë të gatuajmë edhe pjata të lehta shoqëruese dhe aperitivë për të ekuilibruar kaloritë që marrim nga pjatat kryesore me bazë mishi. Në këtë artikull duam të ndajmë një ide për përgatitjen e Brusketave Me Perime Dhe Mocarela, një antipastë shumë e shijshme për të filluar vaktin tuaj apo dhe të pini një gotë verë me miqtë. Përgatitja është e thjeshtë , në pak minuta, dhe është një antipastë që shërbehet e ngrohtë.

Përbërësit

  • Bukë në feta tip bagete
  • 1 kungull jeshil
  • 1 patëllxhan
  • 100 g mocarrela
  • 2 lugë djath parmixhan i grirë
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Përgatisim perimet duke i larë dhe prerë në kubik të vegjël. Do i gatuajmë me pak vaj ulliri në një tigan që nuk ngjit veç e veç.
  2. I hedhim në një tas dhe ju hapim shije me djathin parmixhan kripë e piper të zi. Mund të përdorni edhe ndonjë lloj tjetër djathi nqs dëshironi.Recipe For Homemade Bruschetta-Family Cooking RecipesRecipe For Homemade Bruschetta-Family Cooking Recipes
  3. Bukën e prerë në feta e vendosim në një tavë furre dhe sipër i vendosim perimet. I vendosim dhe mocarrelën e prerë në copa dhe i vendosim të piqen në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 10 minuta, sa të shkrijë mocarrela dhe buka të theket. Shërbejini të ngrohta.

Ju bëftë mirë!Recipe For Homemade Bruschetta-Family Cooking Recipes
Faleminderit që na ndiqni dhe vizitoni faqen tonë. Ne ju falenderojmë që ndani me ne opinionin tuaj duke komentuar mbi recetat tona në këtë faqe apo në rrjetet sociale.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment