Plumcake Me Boronica është një recetë e shijshme dhe e thjeshtë të përgatitet. Nëse ju pëlqen të pakësoni gjalpin dhe të konsumoni ëmbëlsira më të lehta, kjo është një prej recetave që duhet provuar. Keku del i butë, i aromatizuar dhe me ëmbëlsi të balancuar prej Boronicës.
Mund ta shërbeni për mëngjes, të shoqëroni çajin apo kafen tuaj, si dhe ta shërbeni si zemër për fëmijë e të rritur.
Ju mund të provoni edhe Muffin Me Boronicë,apo Cheesecake Me Boronica duke vizituar Blogun tonë.
Përbërësit
- 4 Vezë
- 200 g sheqer
- 100 ml qumësht
- 100 ml vaj misri
- Lëkurë limoni
- 400 g miell 00
- 1 pako fryrës
- 100 g borronica të egra të ngrira
- Pak kripë
- Sheqer pluhur
Përgatitja
- Do të rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë dhe të ndryshojnë ngjyrë. Do të përdorim një rrahëse elektrike.
- Vazhdojmë rrahjen e vegëve dhe shtojmë vajin duke e hedhur si fije. Mund të përdorni edhe gjalp të shkrirë.
- Pasi të kemi përzierë vajin mirë do të shtojmë qumështin, lëkurën e grirë të limonit organik dhe miellin e situr. Të gjitha këto duke e përzierë brumin gradualisht. Në fund do të shtojmë fryrësin.
- Kur të shohim që brumi është homogjen do të shtojmë borronicat dhe do ta përziejmë brumin e kekut që të shpërndahen mirë.
- Masën e përgatitur do ta hedhim në një formë plumcake të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell. Keku do të piqet në furrë të ngrohur më parë 180 gradë për 50 minuta, por ju do të bëni provën e kunjës së dhëmbëve. Duhet të dali e thatë.
- E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet pak. Do ta vendosim në një pjatë servirje dhe do ta spërkasim me sheqer pluhur. Mëngjesi dhe vaktet e pasditeve të femijëve tuaj do të jenë special.
- Shoqëroheni me kafe, lëngje ose fruta të freskëta.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën.
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.