Sicilian Potatoes-Patate Furre Siçiliane

Patate Furre Siçiliane është një recetë super e shijshme, e cila përgatitet thjesht në furrë. Patatet të kombinuara me peshkun ton, ullinj dhe kaperi sjellin një shije delikate për një antipastë shumë të shijshme të tryezën tuaj.
Patatet dalin të buta nga brenda pasi pjesërisht gatuhen në zierje dhe krokante nga jashtë për mënyrën si i pjekim. Kjo recetë është një nga shoqërueset me të mira për pjatat tuaja të dyta me bazë mishi apo djathra të ndryshme.
Ju mund të provoni edhe Patate Të Shpejta Në Tigan.

PërbërësitSicilian Potaotes- Family Cooking Recipes

  • 500 g patate
  • 160 g ton në vaj
  • 1 dorë kaperi pa kripë
  • 150 g ullinj të zinj ose jeshil
  • Kripë, piper, vaj ulliri,rigon
  • 2-3 lugë djath i grirë
  • 2-3 lugë bukë e thërrmuar

Përgatitja

  1. Si villim do i lajmë patatet mirë nga jashtë dhe do i vendosim me gjithë lëkurë në një tenxhere me ujë në temperaturë ambienti.
  2. Do i vendosim të ziejnë për 15-20 minuta, ose derisa piruni të hyjë lehtësisht në patate por jo që patatet të thërrmohen.
  3. I lëmë të ftohen plotësisht dhe i pastrojmënga cipa. Do i presim patatet në feta me trashësi 4-5 mm.
  4. Përgatisim një tavë pjekje të veshur me letër furre dhe i rreshtojmë patatet në mënyrë që të mbulojmë gjithë bazën.
  5. Do të shpërndajmë sipër tyre peshkun ton në copa. Shtojmë gjithashtu edhe kaperit të shpëlarë nga kripa dhe ullinjtë. Shtojmë kripë, piper, vaj ulliri,rigon.Sicilian Potaotes- Family Cooking Recipes
  6. Në gjithë sipërfaqen e tavës do të spërkasim me bukën e thërrmuar dhe djathin e grirë. Shijojmë sërish me vaj ulliri dhe e vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në 200 gradë për 25 minuta.Sicilian Potaotes- Family Cooking Recipes
  7. Patatet do të rezultojnë krokante nga jashtë. I servirim të ngrohta si një shoqëruese apo antipastë.

Ju bëftë mirë!Sicilian Potaotes- Family Cooking Recipes

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment