Si Te Gatuajme Japrak-Japrak Me Pazi

Japrakë Me Pazi është një pjatë vegjetariane shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Nëse ju ka marrë malli për japrakë me jeshillëqe, nuk keni pse të prisni sa të bëhen gjethet e rrushit. Japrakët me Pazi të gatuara në këtë mënyrë janë edhe më të shijshme se ato me gjethe rrushi, pasi nuk kanë as shumë adhësi.
Këta japrakë mund ti shërbeni si pjatë e dytë vegane apo vegjetariane ose dhe si antipastë apo shoqëruese në tryeza familjare apo bankete.
Në këtë periudhë të vitit është shumë i rekomandueshëm konsumimi i lakërishteve pasi ndihmon në pastrimin e gjakut dhe organizmit.
Ju mund të provoni edhe Lakror Me Hithra apo Pispili Me Miell Misri

Përbërësit

  • 3 tufa pazi me gjethe të gjerë
  • 3 qepë të njoma
  • Një tufë e vogël spinaq
  • Lakra të egra si qumështore ,lulekuqe, hithra, labot, lëpjetë.
  • Nenexhik, kopër dhe majdanoz
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • 1 lugë uthull balsamike ose uthull rrushi
  • 2-3 lugë oriz.

Përgatitja

Përgatitja e Pazisë dhe lakërishteve

  1. Do të lajmë dhe pastrojmë të gjithë  jeshilliqet, si Pazinë ashtu dhe lakërishtet që do përdorim për mbushjen.
  2. Vendosim një tenxhere me ujë me kripë të vlojë dhe do të blashërojmë për pak sekonda  gjethet e pazise. Mos i lini shumë se copëtohen gjatë mbledhjes.
  3. Pjesën e trashë të gjethes e presim dhe i grijmë hollë dhe e shtojmë te lakërishtet e tjera për mbushjen.Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes
  4. Gjethet e blashëruara i rreshtojmë me radhë në një tabaka ose pjatë, sepse janë delikate.

Gatimi i Japrakut

  1. Vijojmë recetën duke përgatur mbushjen e japrakut. Grijmë qepën hollë dhe e kavërdisim me vaj ulliri sa të zbutet.Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes
  2. Do të shtojmë me radhë të gjithë jeshilliqet dhe do ti shtojmë edhe kripë që të ruajnë ngjyrën.
  3. Do ta mbulojmë me kapak dhe lakërishtet do të gatuhen me lëngun e vet.
  4. Kur shohim që lakerishtet janë lëshuar, do të shtojmë edhe orizin dhe do të shtojmë edhe pak ujë. Mund ta lëmë orizin të zjerë edhe pak “al dente”, pasi do gatuhet plotësisht kur të gatuajmë japrakët.Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes
  5. E lëmë të ftohet mbushjen pak dhe mbushim gjethet e Pazisë duke i  mbështjellë mirë në formë cilindrike.Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes
  6. Në një tenxhere të hapur ose tigan të thellë me kapak dhe që nuk ngjit do të vendosim gjethe pazie të mbulojmë fundin e tenxheres dhe sipër tyre me radhë do te rreshtojmë japrakët e mbushur me një shtresë.  Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking RecipesVendosim sipër një pjatë që japrakët mos të hapen gjatë gatimit.
  7. Do të hedhim dhe gjysëm gote ujë ku kemi shtuar 3-4 lugë can ulliri dhe një lugë uthull dhe do ta lëmë të ziejnë për 10-15 minuta në zjarr të ngadaltë.Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking RecipesSi Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes
  8. I lëmë të ftohen dhe i transferojmë në një pjatë servirje Mund edhe ti servirni të ftohta. Jane shumë të shijshme dhe shumë të shëndetshme.
Ju bëftë mirë!Si Te Gatuajme Japrak-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën. Në vlerësojmë opinion tuaj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment