Karkaleca Au Gratin është një antipastë deti shumë e shijshme. Karkakecat e përgatitur në këtë mënyrë janë plot aromë, krokantë nga jashtë dhe të butë dhe të pjekur sa duhet nga brenda.
Përgatitja është e thjeshtë, në pak minuta ju keni gati një antipastë të ngrohtë në një drekë me fruta deti. Kjo pjatë kombinim më së miri me sallata të çdo stine, një gotë verë të bardhë dhe mund ta gatuajmë kurdo që dëshirojmë.
Në kemi ndarë vazhdimisht me ju receta me karkaleca si rizoto, pasta, sallatë, receta të furrës, etj
Ju mund të provoni shumë receta dhe Karkaleca të Marinuar.
Përbërësit
- 500 g karkaleca të mëdhenj ose skampi
- Vaj ulliri
- Kripë
- Piper
Për gratinimin
- 3 lugë plot bukë e thërrmuar
- 2 lugë djath i grirë Parmigianino ose Grana
- 1 tufë majdanoz
Përgatitja
- Do të pastrojmë karcalecat nga guaska, vena ranore dhe bishti duke ja mbajtur kokën. I shpëlajmë mirë dhe i thajmë me letër kuzhine.
- Në një tas të vogël do të shtojmë vaj ulliri, kripë dhe piper dhe do të marinojmë karkalecat.
- Në një tas tjetër do të përziejmë bukën e thërmuar dhe djathin e grirë.
- Do të grijmë imët me thikë kuzhine majdanozin e larë më parë dhe e shtojmë te përzierja e thatë.
- Do të përgatisim një tavë pjekje të veshur me letër furre.
- Karkalecat e marinuar do i kalojmë te përzierja e bukës, djathit dhe majdanozin dhe do i lyejmë mirë nga të dyja anët.
- I vendosim në tavë dhe do i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 10-15 minuta sa të marrin një ngjyrë ari të bukur ose në programin e grillit për 4-5 minuta. Varet nga programet e furrës suaj. Karkaleca gatuhet shpejt, kështu që sapo shikojmë që merr ngjyrë ari në të kuqërremtë i heqim nga furra dhe i vendosim në një pjatë servirje.
- I shërbejmë të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni, ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur për çdo koment, pyetje, apo të ndani këtë recetë.