Shrimp And Tomatoes Pasta-Spaghetti Me Karkaleca Dhe Domate

Gjatë drekës në fundjavë na pëlqen të konsumojmë receta të ndryshme makaronash. Të shtunën e fundit, unë gatova Spaghetti Me Karkaleca Dhe Domate, dhe më pëlqen të ndaj me ju këtë recetë, e cila gatuhet shumë lehtë dhe mbi të gjitha del shumë e shijshme. Ju kurajoj ta provoni dhe ta gatuani, pasi ka shije delikate dhe pëlqehet nga të gjithë që konsumojnë dhe pëlqejnë produktet e detit.

Për më tepër, gjëja që më pëlqen më tepër në recetat e makaronave është se mund të eksplorojmë mundësi të pafundme për të krijuar pjata të shijshme të kombinuara me përbërës të ndryshëm. Sot po ndajmë një recetë me shije deti, por ju mund të vizitoni Blogun tonë për shumë shije dhe salca me bazë perimet, mishi, etj.

Gjithashtu, nëse ju pëlqejnë karkalecat, ne kemi ndarë me ju dhjetra receta me ndër të cilat mund të përmend tagliatelle me karkaleca ose rizoto me spinaq me karkaleca.

Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes

Përbërësit Për 4 Persona

  • 320 g makarona spaghetti
  • 200 g Karkaleca
  • 3-4 Domate të pjekura, ose 7-8 domate qershi
  • 2 thelpinj hudhër
  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • kripë
  • Piper i zi
  • një spec djegës nëse preferoni shijen pikante
  • Majdanoz ose borzilok i freskët

Përgatitja

  • Së pari, pastrojmë karkalecat nga guaska, bishti, vena e rërës dhe koka. Do i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të kullojnë. Disa karkaleca i mbajmë me gjithë kokë për ti dhënë më tepër shije salcës sonë.
  • Ndërkohë, do të mbushim një tenxhere të thellë me ujë dhe e vendosim të vlojë.
Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes
  • Vijojmë me përgatitjen e salcës për makaronat tona. Kështu, në një tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe karkalecat e pastruar, të cilët do i gatuajmë për një minutë sa të marrin një ngjyrë të artë. I kalojmë karkalecat në një pjatë për ti shtuar pak më vonë në salcën tonë.
  • Në të njëjtin tigan, do të shtojmë thelpinjtë e hudhrës, specin djegës (nëse ju pëlqen), dhe lëreni vajin të ngrohet dhe aromatizohet me hudhrën dhe specin.
Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes
  • Sapo vaji aromatizohet, e heqim hudhrën mënjanë dhe shtojmë domaten në copa. Nëse do përdorim domate qershi, mjafton ti presim në mes. Shtojmë kripë, piper dhe disa gjethe borziloku.
Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes
  • Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking RecipesI gatuajmë domatet në temperaturë mesatare deri të ulët sa të kthehen në salcë.
  • Do të shtojmë kripë në ujin që vlon dhe shtojmë makaronat të ziejnë. Makaronat do i ziejmë 2 minuta më pak se koha e gatimit e treguar në paketim, pasi do e përfundojmë gatimin në tiganin e salcës për tu shijuar si duhet.
  • Do të shtojmë karkalecat në tiganin e salcës, i gatuajmë edhe një minutë përpara se të shtojmë makaronat e ziera tek salca. Shtojmë edhe pak nga uji i makaronave dhe do i gatuajmë në salcën e gatuar per 2-3 minuta sa të marrin shijen e salcës.
Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes
  • I shijomë makaronat me majdanoz të freskët dhe gjethe borzoliku, kripë, piper dhe vaj ulliri. I transferojmë në një tas porcelani të thellë.
  • Shërbejini menjëherë të ngrohta.
Shrimp and Tomatoes Pasta- Family Cooking Recipes

Ju Bëftë Mirë!

Këshilla

  • Këtë recetë mund ta gatuani duke përdorur varietete të ndryshme domatesh qershi apo edhe domate të pjekura mirë.
  • Gjithashtu, duke ndjekur të njëjtat hapa, në këtë recetë mund të përdorni cdo lloj karkaleci, qofshin karkaleca skampi, karkaleca te vegjël, të kuq, etj.
  • Një tjetër sugjerim, shtoni vaj ulliri mjaftushëm në fund të gatimit, për të ti dhënë më tepër shije kësaj pjate dhe të përfitoni sa më shumë nga përdorimi i tij.

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment