Easy Tagliatelle Pasta-Tagliatelle Të Freskëta Me Karkaleca

Tagliatelle Të Freskëta Me Karkaleca Të Vegjël dhe Kunguj është një pjatë e parë shumë e shijshme për tu gatuar në kuzhinat tona familjare dhe jo vetëm. Unë i mbetem idesë së gatimi i pastave të freskëta i bën recetat më të veçanta dhe unike. Kështu nëse ju pëlqejnë brumërat dhe mbi të gjitha këni pasion ti gatuani vetë duhetë patjetër ta provoni këtë recetë. Tagliatellët e freskëta mund ti blini edhe në supermarket nëse nuk doni ti gatuani vetë, por sidoqoftë mbeten një nga llojet më të lehta të makaronave për ti gatuar.

Ju mund të provoni edhe Tagliatelle Shtepie.

Përbërësit

Për tagliatellet

  • 4 vezë
  • 400 g miell
  • Pak kripë

Për salcën

  • 250 g karkaleca të pastruar
  • 3 kunguj të vegjël
  • Majdanoz
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Djath provola i grirë

Përgatitja

Brumi dhe përgatitja e tagliatelleve

  1. Do të bëjmë gati brumin për tagliatellet duke i përzirë bashkë miellin , kripën dhe vezët. Në fillim do të dali një brum i fortë por duhet ta punojmë për disa minuta.
  2. E mbështjellim me qese dhe e lëmë brumin të pushojë 15-30 minuta.
  3.  koha ka kaluar, do e hapim brumin me makinerinë e brumit, (unë përdor makinën e makaronave Nona Papera). Do ta demostrojmë këtë recetë edhe me video.

     
  4. Kur peta është gati në trashësinë e duhur, do i presim tagliatellet, i spërkasim me pak miell dhe i kemi gati për ti gatuar. Kjo sasi brumi mjafton për 6 racione të bollshme.
  5. Kështu, tagliatellet i lëmë në një suprinë apo tavë të spërkatura me pak miell dhe kur salca dhe uji të jenë gati i ziejmë për 2 minuta.
  6. Do i kalojmë dhe pak çaste te tigani i salcës dhe i shërbejmë të ngrohta me djath të grirë sipër. Ne përdorëm djathim Provola. Ju mund të përdorni djathin që ju pëlqen apo ndodhet në shtëpi.

Gatimi Salcës

  1. Si fillim, do të pastrojmë karkalecat nga koka, koraca dhe fija intestinale dhe i kemi gati.
  2. Ndërkohë, në një tigan salce, kemi hedhur vaj ulliri dhe një thelp hudhër dhe do e lëmë të ngrohet në zjarr të mesëm.
  3. Do të shtojmë kungujt e prerë në feta të holla 0.5 cm. I kavërdisim për disa minuta në tig sa të shikojmë se ato po nisin të marrin një ngjyrë të lehte ari.
  4. Një pjesë të tyre i heqim nga tigani dhe me pak vaj ulliri dhe majdanoz të freskët i frulojmë në një grirëse kuzhine.
  5. Te tigani i salcës ku kemi kungujt, do të shtojmë karkalecat dhe pak kripë e piper.
  6. Për pak minuta karkalecat janë gati, pasi jane të vegjël do të gatuhen shpejt. Shtojmë dhe kremin e kungullit që përftuam nga grirja e gjysmës së tyre.
  7. Do e lëmë salcën të shijohen të gjithë përbërësit bashkë për pak minuta dhe salca është gati.
  8. Ndërkohë kemi zier edhe tagliatellet për 2-3 minuta në ulë të bollshëm, të vluar me kripë.
  9. Do i shtojmë tek tigani salcës, i shijojmë me salcën për dy minuta dhe i shërbejmë menjëherë.

Ju Bëftë Mirë!Easy Tagliatelle Pasta-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment