Seafood Risotto Recipe-Rizoto Me Fruta Deti

Rizoto Me Fruta Deti është një nga pjatat klasike te recetave me fruta deti e cila vlen te shijohet në fundjavat tona me gatime deti. Ashtu si dhe rizoto me aragoste, apo pasta me fruta deti, edhe kjo recetë ka shije të mbrekullueshme.

Gjithashtu përgatitja nuk është fare e veshtirë, por vlen te respektohet mënyra klasike e përgatitjes së rizotos, siç është kaurdisja e orizit në tigan përpara zierjes së tij. Po kështu lëngun e rizotos e përgatisim më parë dhe e mbajmë në temperaturë të nxehtë në mënyrë që të mos na ndërpritet gatimi i orizit.

Njëkohësisht, duke qenë se frutat e detit nuk kërkojnë shumë kohë gatimi, duhet ti kaurdisim lehtë dhe ti shtojmë pa kohë përpara përfundimit të gatimit.

Ndiqni hapat më poshtë për më tepër detaje.

Përbërësit

  • 350 g oriz për rizoto
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 2 l lëng për rizoton (qepë, karrot, kungulleshkë, majdanoz, kripë dhe koka karkaleci.)
  • 300-400 g Fruta deti (Sepie, karkaleca të vegjël dhe të mëdhenj)
  • 500 Midhje të zeza të plota
  • Perime
  • 1 qepë e njomë
  • kungull dhe karrotë
  • vaj ulliri, majdanoz
  • Kripë e piper i zi

Përgatitja

Përgatitja e Lëngut të Rizotos

  1. Si fillim do të përgatisim lëngun për rizoto. Në një tenxhere do të hedhim perimet dhe koka karkaleci që të bëjmë lëngun.
  2. Shtojmë edhe majdanoz e kripë dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. Lëngun duhet ta mbajmë të ngehtë në temperaturë vlimi gjatë gatimit të rizotos.
  3. Ndërkohë pastrojmë midhjet siç e kemi treguar edhe më parë duke i fërkuar me tel në ujë të rrjedhshëm që të largojmë papastërtitë e guackave.
  4. I hedhim midhjet e pastruara në një tigan të gjerë të mbuluara me kapak, që të hapen në zjarr të nxehtë dhe ujin që do të lëshojnë e përdorim për rizoton. Nisim punën për rizoton.

Gatimi i Rizotos

  1. Do të shtojmë në një tenxhere që nuk ngjit vaj ulliri dhe shtojmë aty sepien e pastruar dhe të prerë në copa të vogla.
  2. Do i lëmë sepiet sa të marrin një gatim për 2-3 minuta dhe i heqim. Në të njëjtin tigan apo tenxhere do të shtojmë karkalecat e mëdhenj dhe gjithashtu i kaurdisim për 2 minuta.
  3. I heqim karkalecat mënjanë dhe në yndyrën ku kemi kaurdisur sepien dhe karkalecat do të shtojmë qepën e grirë hollë.
  4. E kaurdisim qepën sa të zbutet pak dhe shtojmë edhe perimet e tjera dhe i gatuajmë të gjitha për 2-3 minuta së bashku.
  5. Vijojmë gatimin duke shtuar karkalecat e vegjël. Do i gatuajmë edhe këto për 2 minuta të tjera.
  6. Shtojmë orizin dhe e përziejmë mirë sa të marri një kaurdisje për 2-3 minuta, ku kokrra të fillojë të zbardhet dhe orizi të përzihet me përbërësit e tjerë.
  7. Do e shuajmë me verën e bardhë dhe e lëmë sa të avullojë pjesa alkoolike duke rritur temperaturën.
  8. Vazhdojmë gatimin duke shtuar lëngun e nxehtë sa ta mbulojmë orizin. E përziejmë mirë dhe e lëmë ta përthithi të gjithë lëngun. Vijojmë duke shtuar përsëri lëng. Kështu vijojmë duke shtuar lëngun gradualisht.
  9. Do të të shtojmë edhe sepiet e karkalecat që kaurdisëm në fillim. Kështu vazhdojmë deri në gatim të orizit duke shtuar lëngun për rizoton pjesë-pjesë.
  10. Nga fundi i gatimit do të shtojmë midhjet  dhe lëngun që midhjet kanë lëshuar, të cilin e kemi kulluar më parë. Disa midhje do i lëmë me guackë, të tjerat i shtojmë të pastruara. Kujdes me kripën sepse lëngu i midhjeve ka kripë, kështu që provojeni lëngun dhe rizoton.Seafood Risotto Recipe-Family Cooking Recipes
  11. Në përfundim, do e lëmë rizoton kremoz dhe me pak lëng. E shijojmë me pak vaj ulliri, majdanoz të freskët të grirë hollë dhe piper të zi të grirë nëmoment. E servirim menjëhere!

 

Ju Bëftë Mirë!Seafood Risotto Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

 

Leave a Comment