Krepa Të Mbushur Me Perime Dhe Mortadela është një pjatë unike shumë e shijshme. Një recetë e lehtë për tu gatuar për një darkë të shijshme dhe të shpejtë.
Kjo është një pjatë e plotë dhe ju do të shijoni perimet në një mënyrë të rafinuar. Gjithashtu dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë këtë gatim.
Ju mund të provoni Krepa Të Mbushur Me Kërpudha apo edhe Krepa Jeshil.
Përbërësit
Për brumin e krepave
- 400 ml qumësht
- 2 vezë
- Pak kripë
- 150 g miell
- Pak gjalp
Për mbushjen
- 1 spec jeshil
- 1 spec i kuq
- 1 kungull
- 1 patëllxhan
- 200 g Mortadella
- 200 g Mocarrella
- Vaj ulliri, kripë e piper
- beshamel
- 500 ml qumësht
- 50 g gjalp
- 50 g miell
- Pak kripë
- 100 g djath parmixhan i grirë
Përgatitja
- Si fillim do të përgatisim krepat siç e kemi treguar më parë dhe i lëmë veç.
- Do të lajmë, pastrojmë dhe presim perimet në kubik.
- Në një tigan me vaj ulliri do të kavërdisim perimet sa të zbuten. Shtojmë edhe mortadelen e prerë në kubik.
- Shtojmë kripë e piper dhe i gatuajmë bashkë për disa minuta. Perimet duhet të jenë të gatuara por krokante.
- Ndërkohë do të bëjmë gati edhe beshamelin.
- Presim edhe djathin mocarrela në feta.
- Nisim mbushjen duke hedhur në mes të krepit një lugë perime, një lugë beshamel dhe feta djathi.
- E mbyllim si zarf dhe e vendosim në tavë të lyer me pak gjalp. Vazhdojmë kështu deri në përfundim. Sipër i hedhim beshamelin e ngelur dhe djath parmixhan të grirë.
- E pjekim në furrë të nxehur me parë në 200 gradë për 20-25 minuta.
- I shërbejmë krepat e mbushura me perime të ngrohta.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.