Easy Crepe Recipe – Receta Më E Mirë E Krepave

Krepat janë një zgjedhje e shëndetshme dhe e shpejtë për një vakt mëngjesi. Duke qenë se është një nga recetat më të parapëlqyera të fëmijëve tanë, do të donim ta ndanim këtë recetë edhe me ju.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sidomos për fëmijët, të cilët duhet të ushqehen shëndetshëm për të pasur një zhvillim sa më të mirë. Për ta nisur ditën në mënyrën më të mirë, na duhen vlerat e duhura për të pasur energji gjatë gjithë ditës. Një mëngjes ushqyeshëm është shumë i rëndësishëm për të patur një metabolizëm të mirë çdo ditë dhe në çdo moshë.

Të gjithë në familjen tonë i pëlqejmë krepat, veçanërisht vajzat e mia, të cilave ua gatuaj çdo fundjavë këtë recetë të këndëshme. Sot do t’ju tregoj një recetë të lehtë dhe të shpejtë për krepat, dhe se si mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme. Ne i preferojmë ato si të kripura edhe të ëmbla dhe shpeshherë fëmijët i konsumojnë edhe të mbushura me fruta të ndryshme. Megjithatë, shumëllojshmëria e mbushjes së krepave nuk mbaron këtu. Ato mund të shërbejnë si një ushqim ideal për t’i konsumuar në vaktet e drekës apo të darkës, të mbushura me përbërës nga më të ndryshmit: produkte mishi, djathëra, perime etj. Mënyrat e mbushjes së krepave janë të shumëllojshme, mjafton të keni pak imagjinatë. Megjithatë, në një artikull tjetër do t’ju tregoj disa mënyra interesante të mbushjes së tyre. Mund të provoni edhe vet në shtëpi, duke eksperimentuar me produkte që ju pëlqeni.

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Përbërësit për 4 persona

  • 400 ml qumësht
  • 150 g miell
  • 2 vezë mesatare
  • 2 lugë gjelle gjalp pa kripë ose vaj
  • 1 lugë çaji kripë

Pajisjet

  • Tigan për krepa ( ose një tigan i thjeshtë me diametër 24-26 cm që nuk ngjit )
  • Tas
  • Garuzhde
  • Spatul
  • Rrahëse vezësh

Përgatitja

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Në një tas përzieni vezët me anë të një rrahëseje vezësh ose pirun. Nuk është e nevojshme të përdorni një mikser elektrik. Shtoni kripën dhe 1/4 e sasisë së qumështit. Përziheni përbërjen mirë. Shtoni miellin e situr në përzierjen tuaj.

Vazhdoni përzierjen, duke shtuar qumësht derisa masa të ketë marrë një trajtë kremoze dhe homogjene pa kokrriza mielli.

Transferojeni përzierjen tuaj në frigorifer për rreth 30 min.

Për të pjekur krepat ju nevojitet një tigan krepash ose një tigan me diametër 24-26 cm , që nuk ngjit.

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Hidhni në tigan gjalp ose vaj duke e përhapur në të gjithë sipërfaqjen dhe me pas fshijeni atë me një letër kuzhine për të thithur yndyrën e tepërt . Kini kudes të hidhni vetëm pak sa për tu siguruar se tigani nuk do të ngjisë.

Nxehni tiganin në temperaturë të lartë, dhe me ndihmën e një garuzhdeje do të fillojmë të gatuajmë krepat. Hidhni një garuzhde në tigan duke e përhapur brumin në të gjithë sipërfaqen e tij. Mbajeni temperaturën në një nivel mesatar.

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Kur brumi në anët e krepit të shkëputet nga tigani, është momenti për ta kthyer në anën tjetër me ndihmën e një spatule, që të vazhdojë procesin e pjekjes. Lëreni të piqet për disa sekonda.

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Vazhdoni në këtë mënyrë derisa të gatuani të gjitha krepat. Nëse keni një tigan me diametër 22 cm, duhet të gatuajë 8-9 krepa.

Easy Crepe Recipe- Family Cooking Recipes

Mund t’i mbushni sipas dëshirës tuaj.

Ju bëftë mirë!

Këshilla

Ne ju rekomandojmë që t’i konsumoni krepat ditën që i keni gatuar. Nëse doni t’i konsumoni edhe të nesërmen, mjafton t’i vendosni në frigorifer dhe do të rezistojnë edhe për disa ditë.

Ju lutem, mos ngurroni të lini ndonjë koment ose pyetje më poshtë. Faleminderit që zgjodhët një recetë tjetër gatimi nga ne.

 

 

Leave a Comment