Casarecce Me Salçiçe dhe Kungulleshka është një pjatë e parë shumë e shjjshme dhe e shpejtë për darkë apo drekë si në familje apo për tu marrë me vete në punë.
Përbërësit kombinojnë më së miri më njëri tjetrin dhe mund ta gatuajmë këtë pjatë jo vëtëm në vjeshtë po në çdo kohë të vitit.
Sekreti që përbërësit të lidhen më së miri është gatimi i tyre në minutazhin e duhur. Kështu salçiçet do i gatuajmë me qepën sa të zbuten dhe kaudisen si duhet. Ndërkohë kungulleshkat i gatuajmë veçmas duke i bashkuar më vonë tek salca.
Makaronat që mund të përdorni në këtë recetë mirë është të jënë të shkurtra dhe të bëra nga grurë i fortë. Gjithashtu një tufë majdanoz dhe djathi i grirë Grana apo Parmigiano kompletojnë shijen në këtë recetë.
Ju mund të provoni edhe Rizotto me Salçiçe, kërpudha dhe kungull.
Përbërësit
- 400 g pasta e fortë
- 250 g kungulleshka
- 250 g salçiçe e freskët
- 1 qepë e vogël
- Vaj ulliri
- Djath grana i grirë
- Madanoz i freskët
- Kripë, piper
Përgatitja
- Do të vendosim në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë për zierjen e makaronave dhe vijojmë paralelisht me përgatitjen e salcës.
- Si fillim do të grijmë imët qepën në kubikë dhe në një tigan do të shtojmë 1-2 lugë vaj ulliri. Nuk ka nevojë për shumë yndyrë në këtë kaurdisje pasi edhe salçiçet do të lëshojnë yndyrën e tyre.
- Shtojmë në tigan qepën dhe salçiçet e zhveshura nga mbështjellja dhe të copëtura me ndihmën e nje piruni. Do ti lëmë të kaurdisen së bashku në temperaturë mesatare. Do i lëmë të gatuhen aq sa duhet që qepa të zbutet plotësisht dhe të mos kërcasë në gojë.
- Kungulleshtat e lara dhe thara nga uji do i presim në kubikë të vegjël 1 cm dhe në një tigan tjetër do i kaurdisim me 1-2 lugë vaj uliri në temperaturë të lartë për 3-4 minuta. Qëllimi është që kungulleshkat të gatuhen po njëkohësisht të mbeten krokante dhe jo të zbuten tërësisht. Për këtë do i kaurdisim veçmas dhe i shtojmë vetëm në fund të salca jonë.
- Ndërkohë që uji vlon do të shtojmë kripë dhe vendosim të gatuhen makaronat tona sipas kohës së përcaktuar në paketim.
- Kur makaronat janë gati do ti kullojmë dhe shtojmë tek salca jonë, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri aq sa duhet, kungulleshkat, dhe majdanoz të freskët të prerë imët. Mund të shtojmë edhe pak nga uji i zierjes dhe i përziejmë për rreth 1 minutë së bashku që makaronat të shijohen me salcën tonë.
- Në fund do i shijojmë edhe me djathin e grirë, cili do krijojë edhe kremozitetin dhe do plotesoj shijen e salcës sonë.
- Do i servirim menjëherë të ngrohta me djath të grirë sipër.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.