Red Velvet Cake Recipe – Red Velvet

Torta Red Velvet është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu përgatitur. Duke qenë se përgatitet me një pandispanjë në ngjyrë të kuqe është një nga sugjerimet tona për ju për këtë Shën Valentin. Një ëmbëlsirë delikate me një krem të përgatitur me krem djathi.

 

Ju mund të provoni edhe Cheesecake i Pjekur

PërbërësitRed Velvet Cake Recipe-Family

  • 110 g gjalp
  • 300 g sheqer
  • 2 Vezë
  • 200 ml vaj
  • 240 ml butter milk( qumësht me 1 lugë
  • lëng limoni)
  • 1 lugë çaji uthull e bardhë
  • 310 g miell
  • 2 lugë kakao e hidhur
  • 2 lugë çaji fryrës
  • Pak kripë
  • Vanilje
  • Njyrues ushqimor i kuq në formë xheli

Kremi

  • 250 g markarpone
  • 250 g filafelfia
  • 150 g sheqer pluhur
  • 400 ml pana që rrihet
  • Pak vanilje

Përgatitja

  1. Nisim punën duke përgatitur në fillim bazën e kekut.
  2. Në një tas do të përziejmë përbërësit e thatë miellin, kakao, fryrësin dhe kripa. I përziejmë mirë, i sitim dhe i mbajmë mënjanë gati për kekun tonë.
  3. Në një enë të madhe do të përziejmë me ndihmën e një rrahësi elektrik, gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti me sheqerin. Do ti rrahim për disa minuta derisa të na krijohet një masë kremi.
  4. Do të shtojmë vezët, të cilat i kemi në temperaturë ambienti, 1 nga 1 duke u kujdesur që të përthithet mirë veza e parë, e më pas shtojmë vezën tjetër.
  5. Do të shtojmë edhe vajin dhe vazhdojmë përzierjen edhe për 2 minuta.
  6. Do të shtojmë qumështin ( butter milk) të cilit i shtojmë edhe uthullën përpara se ta hedhim të masa e brumit.
  7. E shtojmë këtë përzierje te brumi dhe pasi ta kemi përzierë mirë, do të shtojmë përbërësit e thatë.
  8. Do i shtojmë gradualisht dhe vazhdojmë përzierjen.Red Velvet Cake Recipe-Family
  9. Në fund kur dhe mielli të jetë përthithur i gjithi, do të shtojmë ngjyruesin ushqimor në formë xheli. Nqs nuk e keni xhel por pluhur mirë është që ta tresim me një lugë qumësht para se ta shtojmë në brum.
  10. Do të marrim 2 tava me madhësi të njëjtë dhe do ti lyejmë me gjalp dhe spërkasim me miell. E ndajmë në 2 pjesë brumin dhe e rregullojmë në tavë.
  11. I pjekim në furrë të ngrohur më parë në 180 gradë, për 30 minuta.Red Velvet Cake Recipe-Family
  12. I kontrollojmë me kunj dhëmbësh nqs jane pjekur apo jo. I nxjerrim dhe i lëmë të ftohen komplet. Nqs ju nuk keni 2 tava të njëjta, atëherë piqeni në 1 dhe kur të ftohet mirë do e prisni në 2 pjesë.
    E lëmë kekun të ftohet dhe bëjmë gati kremin.

Përgatitja e Kremit

  1. Rrahim panën veç me rrahës elektrik.
  2. Përziejmë mire djathin e butë dhe kremin e djathit me sheqerin pluhur sa të na bëhet krem.Red Velvet Cake Recipe-Family
  3. Aty do te shtojmë edhe panën e rrahur duke e përzierë me kujdes.
  4. Do të formojmë tortën duke vendosur poshtë një shtresë keku velvet, e mbulojmë me një shtresë kremi, sipër një shtresë tjetër keku.Red Velvet Cake Recipe-Family
  5. E mbulojme të gjithën me krem dhe e zbukurojmë sipas dëshirës. E lëmë në frigorifer për disa orë dhe e servirim.

Ju bëftë mirë!Red Velvet Cake Recipe-Family Cooking Recipes

Faleminderit që na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment, pyetje, apo ndani me miqtë tuaj këtë recetë.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit

 

Leave a Comment