Red Bean Soup Recipe-Supë Me Fasule Të kuqe

Supë Me Fasule Të kuqe është një gatim i kuzhinës shqiptare, kryesisht në Jug të vendit ku dhe kjo lloj fasule kultivohet gjerësisht. Ne jemi rritur me këtë lloj fasulesh, e cila kultivohet në zonën tonë dhe janë shumë të shijshme.
Fasulet e kuqe, si të gjitha legumet, janë shumë të ushqyeshme për organizmin e njeriut. Eshtë mirë ti konsumojmë dhe ti kemi pjesë të dietës sonë ushqimore për të gjithë grupmoshat në familje.
Në këtë recetë do sjellim si e gatuajmë ne këtë lloj fasule në familjen tonë.

Ju mund të provoni edhe Byrek Me Fasule.

PërbërësitRed Bean Soup Recipe-Family Cooking Recipes

  • 300 g fasule të kuqe
  • 1 qepë
  • 1/2 Karrotë
  • 1/2 Selino
  • Domate të thara 2-3 copë
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri
  • Rigon i tharë

Përgatitja

  1. Si fillim fasulet e lara mirë do ti fusim në ujë të ftohtë dhe do ti lëmë për disa orë. Pas kësaj i shpëlajmë dhe i vendosim për të zierë me ujë të ftohtë.
  2. Do të bëjmë një zierje të parë për 5-7 minuta dhe ujin e kësaj zierje do e derdhim duke i shpëlarë fasulet me ujë të ngrohtë.
  3. Do i rivendosim fasulet sërish në tenxhere për të vijuar gatimin. Herën e dytë e mbushim me ujë të nxehtë, dyfishin e sasisë së fasuleve, sepse nqs di të hedhim ujë të ftohtë përsëri atëherë do të ngadalësojmë zierjen. Nuk shtojmë kripë për të njëjtën arsye.
  4. I vendosim fasulet në tenxhere me presion për lehtësi gatimi dhe për të kursyer kohë. Do ti ziejmë për 30-40 minuta. Duhet që kokrra e fasules të rezultojë e butë.
  5. Në një tigan veç do të kavërdisim qepën e grirë hollë, selinonë e prerë në kubik të vegjël dhe karrotën e prerë në kubik. I kavërdisim me vaj ulliri.Red Bean Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  6. Sapo të zbuten shtojmë edhe domaten e tharë të prerë dhe atë hollë. Mund të përdorni edhe salcë domatesh apo speci.
  7. Sa të marri qepa ngjyrë ari e shtojmë te fasulet e ziera dhe shtojmë edhe kripë. I gatuajmë përsëri të gjitha bashkë për 5-10 minuta të tjera në presion. Për trashësinë e lëngut ju do ta shikoni vetë se sa të holla ose jo i dëshironi. Duhet që fasulet të rezultojnë të ajkosura. Mund të shtoni ujë nëse duhet.Red Bean Soup Recipe-Family Cooking Recipes
  8. Në fund të gatimit shtoni rigon të tharë.
  9. I servirni të ngrohta me vaj ulliri krudo sipër, të shoqëruara me sallatë ullinjsh ose turshi të ndryshme.

Ju Bëftë Mirë!Red Bean Soup Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment