Quinoa With Mushrooms Recipe-Quinoa Me Kërpudha

Quinoa Me Kërpudha është një recetë shumë e shpejtë dhe super e shijshme për një darkë vegane. Quinoa është një nga llojet e farave gluten-free, e cila mbart edhe vlera të shumta ushqyese.
Në këtë recetë do ta shoqërojmë me kërpudha, për një pjatë të ngrohtë, por ja vlen gjithmonë të kemi ca quinoa të zier në frigorifer për të përgatitur në çdo kohë një sallatë apo vakt të shijshëm duke shtuar përimet që ju pëlqejnë.

Ju mund të provoni edhe këtë sallatë me quinoa.

Përbërësit

  • 125-150 g Quinoa
  • 4-5 Kërpudha champignons ose lloj tjetër
  • Qepë e njomë
  • Hudhër e njomë (fakultative)
  • Majdanoz e nenexhik
  • Kripë e piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja

  1. Në fillim do të ziejmë quinoan që ta kemi gati për recetën tonë. Pra, do ta lajmë quinoan me ujë të rrjedhshëm dhe do ta ziejmë në ujë të vluar.
  2. Kështu në një tenxere kemi shtuar ujë në raportin 2:1, pra 1 quinoa dhe 2 ujë.
  3. Kur uji vlon shtojmë quinoan e larë dhe e lëmë të ziejë sa ta pijë të gjithë ujin. Shtojmë edhe kripë dhe pak vaj ulliri.
  4. Ndërkohë, vazhdojmë punën duke grirë qepën dhe hudhrën e njomë imët. Nëse nuk e doni shijen e hudhrës mund ta evitoni.
  5. Në një tigan do të shtojmë vaj ulliri dhe qepën e prerë imët dhe do ta kavërdisim me vaj ulliri sa të zbutet.
  6. Pastrojmë kërpudhat dhe i presimn në feta. Do të shtojmë edhe kërpudhat e pastruara dhe të prera në feta tek tigani ku kemi qepën.
  7. Shtojmë kripë e piper dhe i lëmë të gatuhen për disa minuta. Kërpudhat duan shumë pak gatim dhe do të jenë gati.
  8. Nga fundi shtojmë quinoan e zier më parë dhe e përziejmë mirë që të marri shije.
  9. Shtojmë erëza të freskëta dhe e servirim. Mund ta përgatitni edhe për ta marrë me vete në punë. Është një vakt shumë i shëndetshëm.

Ju Bëftë Mirë!Quinoa With Mushrooms Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment