Penne Arrabbiata Recipe-Penne Me Salcë Pikante (Arrabbiata)

Penne Arrabbiata është një nga recetat e preferuara në familje si dhe gatuhet gjerësisht në shumicën e restoranteve. Kjo është një recetë e kuzhinës italiane, me origjinë nga Roma, krahina e Lazios. Salca karakteristike përgatitet nga speci djegës i kuq, hudhër, domate të gatuara të gjitha së bashku në vaj ulliri. Unë do ju tregoj si unë e përgatis lehtësisht këtë salcë në familje.

Ushqimet pikante janë preference e një kategorie personash dhe kur preferohen ja vlen të gatuhen në familje. Baza e ushqimeve pikante është speci djegës, i cili përveç shijes karakteristike ka veti të shumta dhe ndikon pozitivisht në shëndetin tonë. Kështu speci djegës njihet si një anti-inflamator shumë i mirë, ndihmon në kurimin e rrufave, virozave, është një aleat shumë i mirë për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ul rrezikun nga tumorret, përmirëson tretjen, etj.

Në kuzhinën tonë tradicionale nuk përdoret gjerësish speci djegës, por me zgjerimin e njohurive kulinare e përdorim edhe ne dhe na pëlqen. Nje nga recetat ku gjen përdorim në familjen tonë, është pikërisht kjo, Penne të gatuara në salcë pikante.

Ju mund të provoni edhe  Penne Pene Me Kungulleshka, Pana Dhe Pulë.

Përbërësit

  • 400 g makarona Penne
  • 500 ml salcë domate
  • Spec djegës
  • Thelp hudhre
  • Borzilok e majdanoz i freskët
  • Kripë e piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Djath parmixhan i grirë

Përgatitja

  1. Si fillim do të shtojmë në një tigan të madh dhe të thellë vaj ulliri, një thelp hudhre dhe specin djegës të prerë imët. Unë përdor zakonisht një spec djegës. Ju mund të përdorni edhe më shumë në varësi të sa djegës është speci dhe sa pikante i preferoni ju makaronat.
  2. Sapo vaji aromatizohet do të shtojmë salcën dhe e lëmë për disa minuta të marri shijen në zjarr të ulët.
  3. Aty do të shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Kur të jetë gati do ta fikim dhe shtojmë erëzat e freskëta.
  4. Në një tenxhere të thellë me ujë të bollshëm dhe kripë që vlon, do të shtojmë makaronat që të ziejnë al dente.
  5. I kullojmë makaronat e ziera dhe i shtojmë te tigani i salcës. I përziejmë mirë për 2 minuta që të marrin shijen e salcës së përgatitur, e cila duhet të jetë e bollshme. Pra makaronat duhet të shijohen mirë në salcën pikante.
  6. Shtojmë majdanoz të freskët sipër dhe djathin parmixhan të grirë sipas dëshirës.
  7. I shërbejmë Pennet tona pikante menjëherë të ngrohta.

Ju Bëftë Mirë! Penne Arrabbiata Recipe-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment