Tortë Me Dardhë, Rrush Të Thatë Dhe Bajame është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kekun mund ta gatuani në pak minuta. Krosta e krijuar nga përzierja me miell, sheqer dhe gjalp sipër frutave është shumë e shijshme dhe aromatike.
Këtë ëmbëlsirë mund ta konsumojmë për mëngjes, gjatë ditës, apo dhe pas një vakti.
Nëse doni mund të provoni Kekun Me Dardhe Dhe Kokos apo edhe Kekun Me Dardhë dhe Kakao.
Unë kam përdorur një formë pjekje më diametër 26 cm por ju mund të përdorni edhe një formë pjekje më të madhe si 28-30 cm. Në këtë rast do ju rezultojë një kek më i ulët, por që edhe do kërkojë më pak kohë pjekje.
Përbërësit
- 3 vezë
- 100 g sheqer
- 100 ml vaj misri
- 50 ml qumësht
- 300 g miell 00
- 1 pako fryrës për ëmbëlsira (12 g)
- 100 g rrush të thatë
- Aromë vanilje ose lëkurë limoni
- 2 dardhë
- Për krostën
- 50 g miell
- 50 g sheqer
- 40 g gjalp pa kripë
- 50 g bajame
Përgatitja
- Në fillim do të përgatisim një tavë pjekje me letër furre në bazën e saj dhe do të ndezim furrën të ngrohet në 175 gradë.
- Do të vendosim rrushin e thatë në ujë të pushojë për 10-15 minuta.
- Në një tas të thellë qelqi, do të rrahim vezët dhe sheqerin me rrahese dore me korent derisa të na bëhen shkumë. Shtojmë aromën e vaniljes apo lëkurën e limonit.
- Shtojmë vajin dhe qumështin dhe vijojmë përzierjen. Do të shtojmë gradualisht edhe miellin e situr të përzierë më fryrësin.
- Përziejmë më rrahësen e dorës me korent derisa mielli të përzihet plotësisht.
- Në fund, rrushin e thatë të kulluar nga uji do e shtojmë te brumi i kekut dhe do e përziejmë me një spatul.
- Do e hedhim brumin në tavën e përgatitur për pjekjen e kekut.
- Ndërkohë, dardhët e lara dhe thara nga uji, do i qërojmë dhe presim në feta të holla. Do i sistemojmë në sipërfaqe të brumit jo shumë ngjeshur.
- Në një tas do të përziejmë miellin, sheqerin dhe gjalpin. Do të na formohet një brumë i kokrrizuar.
- E hedhim këtë përzierje sipër dardhëve dhe vendosim edhe bajamet duke i ngjeshur pjesërisht brenda këtij brumi.
- E vendosim kekun të piqet në furrën e parangrohur në 175 gradë për 45-50 minuta. Bëjmë provën më kunj dhëmbësh.
- Kur piqet, kekun e heqim nga furra, e lëmë të ftohet pak.
- E kalojmë nga tava në një pjatë servirje, dhe pasi është ftohur, e presim për ta shërbyer sipas dëshirës në feta.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.