Petulla Furre Me Kungulleshka është një antipastë verore shumë e shijshme dhe e shpejtë.
Ju nuk keni pse ti skuqni kungulleshkat më.
Me këtë recetë mund të shijoni shëndetshëm një ushqim që mund ta konsumoni si në një vakt në familje, por fare mirë mund ta merrni me vete në piknik, punë, apo plazh.
Janë një shoqëruese shumë e mirë e djathrave, apo mishit.
Ju mund të provoni edhe Qofte me Kungulleshka edhe Mish.
Përbërësit
- 2 Kungulleshka të mëdha ose 3 mesatare
- 1 karrotë
- 1/2 qepë
- 2 vezë
- 3 lugë miell
- 3 lugë bukë e thërrmuar
- 3-4 lugë plot me djath të grirë
- 1-2 lugë vaj ulliri
- Majdanoz ose Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja
- Do të lajmë mirë kungulleshkat dhe do i grijmë me një renden. I spërkasim me kripë dhe i lëmë në një kullesë të pushojnë 20-30 minuta që të largojmë ujin e tepërt.
- Ndërkohë, do të grijmë qepën dhe karrotën dhe i vendosim në një tas.
- Do të shtojmë aty edhe vezët, djathin, miellin, bukën e thekur, erëzat, vajin dhe pak kripë. Mbajmë parasysh që edhe djathi përmban kripë.
- Shtojmë edhe kungulleshkat, të cilat i kemi shtrydhur edhe me duart për të hequr ujin që ka mbetur.
- I përziejmë mirë dhe na formohet një brumë homogjen.
- Përgatisim një tavë me letër pjekje dhe me ndihmën e një luge hedhim brumin e qofteve, të cilin e shtypim lehtë me pjesën e kurriztë të lugës.
- Tavën e vendosim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.
- Përfundojmë pjekjen duke e kaluar pjekjen edhe për pesë minuta në programim grill të furrës. Kështu do rezujtojnë edhe më krokante nga jashtë.
- I nxjerrim nga furra dhe i shërbejmë të ngrohtë apo të ftohta sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.