Oven Baked Vegetables Recipe-Perime Në Furrë

Perime Në Furrë është një recetë shumë e thjeshtë e cila ju ndihmon si të piqni në mënyrë të shijshme dhe të shëndetshme mix perimesh që mund të keni apo ju ndodhen në frigoriferin tuaj.
Për më tepër që perimet e furrës mund të shërbehen si një sallatë, shoqëruese e pjatave me bazë mishi, pule, peshku, apo edhe për ti përdorur në receta të tjera si sallata pastash të ftohta, etj.

Si ti pjekim perimet e perziera në furrë

Duke qënë se perimet i pjekim në të njëtën tavë po kanë kohë gatimi të ngryshme, ajo çfarë bëjmë është ti presim në madhësinë e duhur në mënyrë që të gatuhen si duhen. Kështu, perimet që kërkojnë më tepër kohë pjekje i presim në pjesë më të vogla. Ndërkohë perimet që gatuhen më shpejt si lulelakra, speci, etj, i presim në pjesë më të mëdha.
Nëse doni ti përdorni perimet e pjekura në receta me pasta apo drithëra të tjera, mirë është ti presim të gjitha në pjesë më të vogla dhe përdorim edhe pak bukë të thekur në proçesin e marinimit të tyre.

Perimet e pjekura në recetën e sotme janë servirur në formë sallate. Ju mund të provoni edhe Rabbit In The Oven-Lepur Me Perime Në Furrë

Përbërësit

  • 1 lulelakër e vogël
  • 1 brokoli e vogël
  • dy karrota
  • 2-patëllxhanë
  • 2- kungulleshka
  • 1-2 qepë të kuqe
  • 2-3 speca të kuqe
  • 2-3 speca jeshile
  • ullinj
  • Perime të tjëra sipas dëshirës

Për marinimin përpara pjekjes

  • Kripë, vaj ulliri, rigon, trumzë, rozmarinë

Marinimi pas pjekjes

  • Vaj ulliri, kripë, piper, limon, rozmarinë

Përgatitja

  1. Do të lajmë dhe pastrojmë të gjitha perimet duke i larë mirë në ujë të rrjedhshëm, i pastrojmë nga lëkura nëse duhet (karrota, qepa) dhe do i presim në copa. Karrotat i presim në pjesë me të vogla pasi kërkojnë pak më tepër kohë gatimi krahasuar me perimet e tjera në listën tonë.
  2. Po kështu patëllxhanet dhe kungulleshkat i presim në copa me 4-5 cm të mëdha. Vijomë me specat me copa, duke eleminuat farat dhe bishtat. Qepën gjithashtu e presim në feta. Brokoli dhe lulelakra i presim sipas lulesës së tyre.
  3. Të gjitha perimet do i marinojmë me kripë dhe vaj ulliri dhe i kalojmë në një tavë të veshur me letër furre. Oven Baked Vegetables Recipe-Family Cooking Recipes
  4. I spërkasim me erëzat që duam si rigon dhe rozmarinë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30 minuta, ose sa të shohim që perimet marrin ngjyrën e bukur të pjekjes.
  5. Perimet i heqim nga tava dhe i shërbejmë bukur në një pjatë duke i shijuar dhe me vaj ulliri, rozmarinë të freskët dhe lëng limoni sipas dëshirës.

Ju Bëftë Mirë!Oven Baked Vegetables Recipe-Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment