Oven Baked Spinach Recipe-Spinaq Në Tavë

Spinaqi është një prej jeshillëqeve që na shoqëron në tavolinat tona gjatë gjithë vitit, duke e shijuar në sallatra, antipasta, pjata të para apo të dyta shumë të shijshme. Spinaqi mund të konsumohet i gjallë, dhe i gatuar në avull, tigan, tenxhere, mikrovalë, dhe furrë. Sot do sjellim pikërisht një recetë furre, Spinaq Në Tavë.
Receta është shumë e thjeshtë për tu realizuar, përgatitja në pak minuta dhe gati në më pak se 30 minuta për tu konsumuar.
Ky gatim mund të shërbejë si pjatë unike, si antipastë, ose mesore në tryezat tuaja familjare.

PërbërësitOven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes

  • 500 g spinaq
  • 200 ml pana kuzhine ose beshamel
  • 3 lugë djath i grirë guda ose mocarrela
  • 1 lugë djath parmixhan i grirë
  • Kripë e piper

Përgatitja

  1. Lajmë spinaqin me ujë të rrjedhshëm dhe sodë buke dhe e pastrojmë nga rrënjët dhe kërcellet e tepërt. (Mos i hidhni kërcejtë, pasi mund ti përdorni fare mirë për lëngun e supës me perime).Oven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  2. E grijmë imët dhe e kalojmë në një tenxhere ose tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë edhe pak kripë dhe e mbulojmë me kapak. Volumi do të bjerë dhe spinaqi do të gatuhet për 2-3 minuta.Oven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  3. E fikim zjarrin dhe shtojmë panën dhe pak piper të zi. Shtojmë edhe një pjesë të djathit të grirë.Oven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  4. Spinaqin e përgatitur e hedhim në një tavë qeramike për furrë ose tava të vogla një racionëshe dhe sipër i shtojmë pjesën e mbetur të djathit.Oven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes
  5. E pjekim në furrë të nxehur 200 gradë për 20-25 minuta, ose shikojeni vetë sa të krijojë një kore të kuqërremtë sipër. Shërbejeni të ngrohtë.Oven Baked Spinach Recipe-Family Cooking Recipes

Ju bëftë mirë!

Gjeni më poshtë receta të thjeshta me spinaq

 

Pispili me Miell Misri- Family Cooking Recipes

Pispili me Miell Misri

Pispilia është një gatim i traditës shqiptare, që ka për ingredient kryesor miellin e misrit. Ai kombinohet me lakërishte ose perime të gjelbërta, të cilat i japin një identitet të veҫantë dhe shije delikate miellit të misrit duke krijuar një shije unike. Kjo është receta e Pispilisë me Miell Misri dhe Spinaq, me bazë petën e misrit, si e përgatisim në Përmet. E thjeshtë dhe shumë e shijshme. Lexoni Recetën e plotë>

Easy Spinach Salad Recipe-Family Cooking Recipes

Sallatë Me Spinaq Dhe Karkaleca

Kjo recetë e sallatës me spinaq, është një kombinim delikatë dhe plot shije i spinaqit, karkalecave të pjekur, luleshtrydheve plot lëng dhe aromë dhe avokados. Kjo është një pjatë plot ngjyra, freski dhe delikatesë. Lexoni Recetën e plotë>

Polenta And Spinach Recipe-Family Cooking Recipes

Polenta me Spinaq dhe Djathë

Kjo është një recetë torte e kripur me miell misri për polenta, kombinuar me jeshilleqet dhe bulmetrat. Receta është e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshmë për tu shijuar në ditët e freskëta të vjeshtës dhe dimrit. Lexoni Recetën e plotë>

Faleminderit që na vizitoni dhe provoni recetat tona. Shpresojmë ti shijoni dhe të kënaqeni duke gatuar receta të traditës apo moderne që ne ju përcjellim çdo ditë në blogun tonë. Mos u largoni pa parë receta e reja më parë. Hidh një sy në recetat më të fundit shqip.

Leave a Comment