Gjellë Me Bamje Dhe Mish Në Presion është një pjatë tradicionale e kuzhinës shqiptare, të cilën mund ta gatuajmë në çdo stinë nëse kemi bamje të konservuara.
Kjo recetë shijon më së miri në stinën e verës dhe vjeshtës kur bamjet i gjejmë të freskëta, por edhe me bamje të konservuara nga duart tona del super e shijshme.
Për më tepër që bamja mbetet një nga perimet me vlera të larta ushqyese dhe në këtë stinë të vitit kur duhet të ushqehemi sa më të shëndetshëm mbetet një nga recetat që duhet ta kemi në menunë tonë.
Ju mund të provoni edhe Bamje Në Furrë.
Përbërësit
- 500 g bamje të freskëta ose të konservuara në ngrirje
- 400-500 g mish viçi
- një qepë
- 1 karrotë
- 1 spec i kuq
- 2-3 domate të vogla
- Majdanoz i freskët
- Kripë, piper, vaj ulliri
Përgatitja
- Si fillim, për këtë recetë unë preferoj që mishin ta kem zier më parë, duke qenë se në këtë stinë bamjet i kam të konservuara dhe gatimi i tyre kërkon më pak kohë se ai i mishit.
- Do të vijojmë të përgatisim të gjitha perimet duke i pastruar dhe prerë në kubikë.
- Nëse do gatuajmë bamje të freksëta, atëherë i pastrojmë nga bishtat dhe i vendosim në ujë me kripë dhe uthull. Nëse i kemi nga ngrirja, këtë procedurë e kemi kryer përpara se ti konservojmë. Gjithashtu përpara konservimit, mirë është ti japim edhe një pjekje të lehtë ne furrë, kështu bamjet ruajnë formën e tyre siç duhet gjatë gatimit.
- Vijojmë me perimet e tjera, duke pastruar qepën dhe prerë në kubikë imët.
- Po kështu, pastrojmë karrotën nga lëkura dhe e presim në kubikë. Specin e pastrojmë nga farat dhe e presim në kubikë. Pastojmë domatet nga lëkura dhe farat dhe e presim në kubikë.
- Në tenxhere do të shtojmë 2-3 lugë vaj ulliri, qepën me mishin e prerë në copa dhe i kaurdisim disa minuta sa të zbutet qepa.
- Shtojmë karrotën dhe specin dhe vijojmë kaurdisjen.
- Do të shtojmë edhe domaten, pak kripë dhe piper dhe i kaurdisim sa domatja të gatuhet për disa minuta.
- Në fund do të shtojmë bamjet, të cilat i kemi dhënë një pjekje të lehtë në furrë, kripë e piper dhe i mbulojmë me ujë të gjitha.
- Do i vendosim kapakun tenxheres dhe i gatuajmë më temperaturë mesatare në të ulët për 20-25 minuta. Gjella duhet të na rezultojë më pak lëng dhe bamjet pa ju prishur forma.
- E servirim gjellën me bamje të ngrohtë, shijuar me majdanoz të freksët, kripë, piper nëse duhet.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”