Oven Baked Okra Recipe-Bamje Në Furrë

Bamja është një nga zarzavatet më të përdorshme të stinës së verës, e cila mbart një sërë vlerash ushqyese dhe rekomandohet të përdoret nga të gjithë, veçanërisht për të sëmurët me diabet. E importuar nga Lindja, bamja kultivohet gjerësisht në Shqipëri.
Ajo gatuhet në disa mënyra, e ne sot po ju sjellim Oven Baked Okra Recipe-Bamje Në Furrë.

Ju mund të provoni edhe Speca Të mbushura në tavë.

Përbërësit për 4 Persona

  • 500 g bamje
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec
  • 1 patate sipas deshirës
  • 2 domate të kuqe
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, majdanoz
  • Lëng mishi (ose edhe 300-500g mish nqs dëshiron ti gatuani me mish)

Përgatitja

  1. Nxehim furrën në 200 grade celcius/400 degree Fahrenheit.
  2. Bamjet e lara i pastrojmë nga bishtat pa i prishur formën dhe i fusim në një tavë qelqi Pyrex. Shtojmë në tavë një spec jeshil të prerë në copa, 1 karrotë dhe pataten të prerë në kubikë. Kjo e fundit sipas dëshirës.Oven Baked Okra Recipe-Family Cooking Recipes
  3. Shtojme 3-4 lugë vaj ulliri dhe pak kripë dhe i fusim në furrë të nxehur në 200 gradë për 25-30 minuta.
  4. Ndërkohë në një tigan hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë dhe e përziejmë derisa të zbutet me zjarr të mesëm. Shtojmë tulin e domates të grirë në rende ose blender dhe vazhdojmë gatimin derisa domatja dhe qepa të kenë formuar një salcë. Shtojmë kripë dhe piper. Shtojmë majdanoz të grirë.Oven Baked Okra Recipe-Family Cooking Recipes
  5. Hedhim salcën mbi bamjet e pjekura pjesërisht në furrë dhe i shtojmë dhe 2 gota lëng mishi ose ujë.Oven Baked Okra Recipe-Family Cooking Recipes
  6. E fusim përsëri në furrë për rreth 40 minuta. Mund ta mbuloni tavën me letër alumini që të mos thahet ose të përdorni një tavë me kapak. Në fund të gatimit do të na rezultojnë bamje të buta, me pak lëng, dhe shumë të shijshme.

Shënim
Në këtë recerë ne sugjeruam të përdorni lëngun e mishit duke e servisur mishin veçmas të gatuar si ju preferoni, por ju mund të shtoni edhe copat e mishit në tavë, nëse preferoni ti gatuani bamjet me mish. Kjo varet nga dëshira.

Ju mund ta gatuani pa mish dhe duke përdorur ujë në vend të lengut të mishit nëse preferoni një recetë vegane.

Lutem mos hezitoni të lini pyetjet tuaja ne formën më poshtë.

Faleminderit që vizituat sërish faqen tonë duke provuar një tjetër recetë nga gatimet tona.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Irinda

Leave a Comment