Cheesecake Me Luleshtrydhe është një ëmbëlsirë pa pjekje. Tani që mund ti gjejmë lehtësisht Luleshtrydhe të freskëta, të pjekura mirë dhe me aromë duhet patjetër ta provoni këtë recetë.
Gatimi është i thjeshtë, i ngjashëm me Cheesecake me boronica.
Mbi të gjitha është një ëmbëlsirë që pëlqehet nga të gjithë dhe shumë e shijshme për festa të ndryshme.
Përbërësit
Baza
- 200 g biskota
- 100 g gjalp i shkrirë
Kremi
- 500 g krem djathi Philadelphia
- 250 ml pana e freskët
- 300 g luleshtrydhe
- 120 g sheqer pluhur
- Lëng limoni+lëkurë limoni
- Pak vanilje
- 2 fleta xhelatine (4g)+30 ml pana që ta shkrijmë
Dekorimi
- Luleshtrydhe të freskëta
Përgatitja
- Do të përgatisim bazën e cheesecake. Në fillim grijmë biskotat imët. Shkrijmë gjalpin dhe e përziejmë me biskotat.
- Ndërkohë do të marrim një formë me hapje dhe i vendosim poshtë letër furre.
- Shtrojmë biskotat në një shtresë dhe e nivelojmë mirë. Bazën e biskotës e fusim në frigorifer të mpikset pak sa të bëjmë gati kremin.
- Ndërkohë fletët e xhelatinës i vendosim në ujë të ftohtë të zbuten.
- Do të rrahim panën me sheqerin pluhur sa të bëhet krem. Nqs pana është e sheqerosur atëherë do të shtojmë më pak sheqer.
- Shtojmë kremin e djathit Philadelphia dhe vazhdojmë përzierjen sa të bëhet një krem homogjen.
- Do të lajmë dhe presim luleshtrydhet dhe i grijmë në grirëse me korent.
- Aty shtojmë edhe një lugë lëng limoni dhe lëkurë limoni të grirë.
- Masën e kalojmë në kullesë dhe të eleminojmë farat. Këtë krem e shtojmë te kremi djathit dhe e përziejmë mirë.
- Do të ngrohim 2 lugë pana dhe aty do të shkrijmë xhelatinën e zbutur dhe të kulluar nga uji. Këtë e shtojmë te kremi i përftuar më lart dhe e përziejmë sërish mirë.
- E shtojmë kremin te baza dhe e nivelojmë. Do e vendosim në frigorifer dhe e lëmë ëmbëlsirën të mpikset për disa orë.
- E zbukurojmë në momentin e servirjes me luleshtrydhe të freskëta.
Ju Bëftë Mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”
Thanks for your blog, nice to read. Do not stop.