Easy Basil Pesto Pasta Recipe-Linguini Me Pesto Borziloku

Linguini Me Pesto Borziloku është një recetë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, që shijon  shumë sidomos kur Peston me borzilok e përgatit vetë në shtëpi. Kjo është një lloj recete shumë e veçantë dhe aromatike. Ne e gatuajmë gjithmonë duke e përgatitur vetë në shtëpi peston me borzilokun që rrisim në vazot e ballkonit të shtëpisë. Mund të përdorni edhe pesto të gatshme dhe do të jetë e mirë po njësoj.

Receta vjen nga kuzhina italiane, veçanërisht në zonën e Genovës, prandaj dhe ndryshe njihet si pesto Genovese. Kjo është një salcë borziloku, e cila përgatitej në havanë ku shtypej hudhra, borziloku, farat e pishës, djathi Parmigian, të tretura të gjitha së bashku në vaj ulliri. Kuptohet që përgatitja tradicionale në havanë i jep një shije më të vëçantë.

Në ditët e sotme ku dëshirojmë të jemi sa më praktikë dhe të shpejtë për përgatitjen e kësaj salce mund të përdorim një blender cilësor për miksimin e përbërësve.

Ju mund të provoni edhe makarona me Pesto Kungulli.

 

PërbërësitEasy Pesto Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

  • 400 g linguini

Për Peston

  • 1 tufë Borzilok
  • Djath parmixhan 2 lugë gjelle i grirë
  • 1 thelp hudhër
  • Vaj ulliri 50 -70 ml
  • Fara pishe( pinoli) 1 lugë gjelle
  • Kripë
  • Gjethe borziloku dhe djath të grirë për servirje

Përgatitja

  1. Për të përgatitur peston do të shtojmë të gjithë përbërësit në gotën e mikserit  dhe i frulojmë sa të na bëhet një masë kremoze. Mund të shtoni edhe pak vaj nqs shikoni që është një masë e trashë.
  2. Ndërkohë ziejmë llinguinit në ujë që vlon dhe kripë dhe i kullojmë nga uji al dente.
  3. Salcën pesto e hollojmë me pak nga uji i makaronave dhe e shtojmë te tenxherja me linguini.
  4. I përziejmë mirë për një minutë dhe i shërbejmë makaronat tona të ngrohta, të zbukuruara me gjethe borziloku dhe djath parmixhan të grirë sipër.

 

Ju Bëftë Mirë!Easy Pesto Pasta Recipe-Family Cooking Recipes

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.

Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

 

Leave a Comment