Pasta With Zuchini Pesto-Spaghetti Me Krem Kungulli Dhe Arra

Spaghetti Me Krem Kungulli, Borzilok Dhe Arra është një pjatë e parë shumë e shijshme. Kjo salcë eshtë e ngjashme me peston me borzilok, vetëm se dominon kungulleshka dhe arrat.

Në fakt këtë salcë, apo krem mund ta servirim si me pasta, por edhe për të shoqëruar pjatat tona me mish, pulë, qofte, apo perime të ndryshme. Duke qenë se teproi nga përgatitjet e fundvitit, unë përgatita këtë recetë me makarona, e cila doli shumë e shijshme.

Ju mund të provoni edhe Gnocchi Pesto Recipe-Njoki Patatesh Me Pesto

Përbërësit Për 4 Persona

  • 400 g makarona Spaghetti
  • Ujë
  • Kripë

Për kremin

  • 2 kungulleshka
  • 2-3 lugë djath i grirë parmigiano
  • Një dorë plot me arra të qëruara
  • 10-15 gjethe borzilok
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja

  1. Si fillim do të përgatisim kremin, i cili përgatitet shumë shpejt në pak minuta me ndihmën e një blenderi apo grirëse kuzhine.
  2. Kështu, kungulleshkat pasi i lajmë dhe fshijmë, unë preferona ti pjek me gjithë lëkurë të mbështjella me letër pjekje ose alumini. Por, ju mund ti gatuani disa minuta edhe në avull.
  3. I presim kungulleshkat e gatuara ne copa dhe i shtojmë në një blender së bashku me arrat, djathin, gjethet e borzilokut, vaj ulliri, kripë e piper. Do i frulojmë të gjitha së bashku sa të formohet një masë kremoze.
  4. Nëse salca ju rezulton shumë e trashë, për makaronat tona do e hollojmë më pas me ujë nga zierja e tyre. Nëse në fakt doni ta servirni për brusketa apo në formë pateje mund ta holloni me vaj ulliri.
  5. Ndërkohë kemi vënë të ziejë uji për makaronat. Kur uji vlon shtojmë kripën dhe makaronat. Do i ziejmë sipas kohës së paketimit.
  6. Kur jemi drejt përfundimit të zierjes së makaronave, do të shtojmë pak nga uji i tyre tek kremi i kungullit.
  7. Ndërkohë kullojmë makaronat, dhe në një tigan me pak vaj ulliri do të shtojmë makaronat dhe kremin e përgatitur.
  8. I trazojmë të gjitha për 20-30 sekonda sa të marrin shijen dhe të lidhen. I shijojmë me kripë dhe pipër nëse nevojitet.
  9. Në fund, i sherbëjmë menjëherë me arra të thërrmuara dhe gjethe borziloku sipër.

Ju Bëftë Mirë!Pasta With Zuchini Pesto-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment