Mish Me Presh-Presh Me Mish Gici Dhe Pistil

Preshi është një nga zarzavatet që gatuhet gjerësisht në stinën e dimrit dhe në traditën shqiptare mënyrat e gatimit të tij janë të shumta. Sot do të sjellim një mënyrë të gatimit të gjellës më presh, Presh Me Mish Gici Dhe Pistil. Kjo recetë është shumë e shijshme, dhe preshi kombinon më së miri me mishin e gicit dhe shijen majoshe të pistilit.

Pistili është një produkt që realizohet me kumbulla, të cilat pasi zihen u merret tuli i tyre dhe përpunohen pa sheqer të shtuar, por vetem me fruktozën e tyre. Tuli i kumbullës pasi i hiqet një pjesë e lagështisë  nëpërmjet zierjes, dhe përftojmë një brum kumbullash të trash, do e hapim në një tavë, ose tepsi, dhe e kalojmë në process tharje në diell ose në furrë më temperaturë të ulët, deri sat ë përftojmë pistilit të tharë mirë.

Byrek Me Presh-Byrek Me Presh Dhe Gjizë

Pispili Me Presh-Pispili Me Presh Dhe Miell Misri

Përbërësit Për 4-6 Persona

  • 2-3 preshë të plota
  • 400-500 g bërxollë gici
  • 1 qepë e thatë
  • 1 lugë oriz
  • 50 g pistil
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • Piper i zi, dafinë, rigon, kripë, vaj ulliri

Përgatitja

  1. Do të presim qepën imët në kuba. Në një tenxhere që nuk ngjit, do të shtojmë qepën, mishin e gicit të larë dhe tharë nga uji, dhe me pak vaj ulliri do i kaursisim sa të zbuten në lëngun e tyre me kapak mbuluar. Pistilin e vendosim të zbutet në ujë të ngrohtë.
  2. Do të shtojmë preshët e prera në copa të vogla, dhe i kaurdisim edhe ato për pak minuta. Kur preshët janë zbutur, shtojmë kripë, piper, dafinë, dhe pistilin e zbutur bashkë me ujin e vet. Do të shtojmë edhe orizin e larë dhe do të mbulojmë të gjithë masën me ujë tjetër, 1-1,2 litra, në varësi dhe të tenxheres që do të përdorni dhe për sa përsona doni të servirni gjellën. Do të shtojmë edhe specin e kuq pluhur, rigon dhe pak vaj ulliri dhe e lëmë të ziejë në zjarr të mesëm në të ngadaltë për rreth 1 orë në mënyrë që edhe mishi të ziejë mirë. Nëse doni ta gatuani më shpejt mund të përdorni tenxhere me presion.

Do e shërbejmë të ngrohtë në një vakt dreke. Për të gjithë ata që pëlqejnë shijen e pistilit apo shijet majoshe kjo është një pjatë shumë e shijshme dhe e shëndetshme.

Ju bëftë mirë! Mish Me Presh-Family Cooking Recipes

Faleminderit që vijoni na ndiqni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të ndani recetën, të lini komentet tuaja apo të pyetje që mund të keni rreth saj.

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment