Lobster Spaghetti Recipe-Arragostë Me Spaghetti

Arragostë Me Spaghetti është një pjatë e parë me shije deti të cilën duhet ta provoni patjetër nëse gjeni arragostë të freskët në dyqanin tuaj të peshkut.
Një recetë delikate, verore, perfekte për bashkimet familjare në fundjavat buzë deti.
Ju mund të provoni edhe Linguine Me Gjinkallë Deti.

Përbërësit për 5 Persona

  • 500 g spaghetti
  • 1 arragostë e madhe
  • 4 domate të mëdha të kuqe Ose 500 ml salcë domate
  • 100 ml verë e bardhë
  • Borzilok i freskët
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper
  • Hudhër dhe spec djegës

Përgatitja

Pastrimi i Arragostës

  1. Procedura për pastrimin dhe gatimin e arragostës për salcën e makaronave është e ngjashme me atë të Gjinkallës së Detit.  
  2. Do të përgatisim arragostën duke e larë me ujë të rrjedhshëm.
  3. Pastaj e presim me ndihmën e një thike me majë dhe mirë të menaxhueshme nga ju. Duhet prerë në mes, në formë gjatësore.
  4. I pastrojmë pjesën e brendshme të kokës dhe fijen intestinale që ka përgjatë trupit. I thyejmë dhe ganxhat në mënyrë që të dali shija dhe të gatuhen në brendësi. Çdo copëz mishi që ka në brendësi të tyre konsumohet.

Gatimi I Salcës

  1. Pasi të kemi kryer këtë procës, vijojmë me gatimin e salcës. Do të hedhim në një tigan vaj ulliri, thelp hudhër dhe spec djegës.
  2. I lëmë sa të ngrohet  dhe aromatizohet vaji dhe  vendosim  2 gjysmat e arragostës dhe do ti gatuajmë për pak minuta nga të dyja anët.
  3. Kur të shikojmë që ngjyra e saj do të ndryshojë do ta shuajmë me verën e bardhë.
  4. Do të ngremë temperaturën e gatimit që të avullojë alkooli dhe  e gatuajmë edhe 2 minuta të tjera duke e shijuar me kripë e piper të zi të bluar në moment. Në qoftë se do të përdorim salcë domatesh të gatshme do ta shtojmë në këtë moment dhe do ta gatuajmë për 5 minuta në zjarr të ngadaltë.
  5. Nqs do të përdorim domate të freskëta, atëherë do ta heqim arragostën dhe po te ai tigan do të hedhim domaten e pastruar nga lëkurat dhe të prere në kubik.
  6. E gatuajmë domaten e freskët për 10 minuta dhe e rregullojmë me kripë e piper.
  7. Në fund e rregullojmë salcën me borzilok të freskët. Nga fundi shtojmë edhe arragostën e gatuar më parë për 2 minuta të tjera.

Përfundimi I Recetës

  1. Ndërkohë kemi zierë spaghettit me ujë që vlon e kripë dhe i kullojmë al dente.
  2. I shtojmë makaronat e kulluara në tiganin a salcës dhe i përziejmë me salcën e përgatitur ( arragostat  i heqim një moment sa të përziejmë makaronat dhe më pas i shtojmë). Mund që të shtoni pak nga uji i pastave që të lidhet salca dhe të jetë pak e lëngshme.
  3. I shërbejmë spagetit të ngrohta, me një fije vaj ulliri krudo dhe me gjethe borziloku sipër. Po të shoqërohet me një gotë vere të bardhë do tu shijojë akoma më shumë.Lobster Spaghetti Recipe-Family Cooking Recipes
Ju bëftë mirë!
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

Leave a Comment