Jufkat apo makaronat e shtëpisë, janë një gatim tradicional shqiptar i krahinës verilindore të Shqipërisë, por që pëlqehet dhe gatuhen nga çdo amvisë.
Jufkat gatuhen në disa mënyra, qoftë të thjeshta me pak gjalp, por edhe kombinuar në tava me lloje të ndryshme mishi, si viç apo pulë.
Sot duam të ndajmë recetën e gatimit të Jufka Tradicionale Dibre Me Mish Viçi.
Kjo është një pjatë shumë e thjeshtë për tu përgatitur, por shumë e shijshme për tu shijuar në një vakt fundjave apo edhe gjatë javës.
Si gjithë llojet e makaronave dhe brumit për pasta, edhe Jufkat janë të preferuara nga të gjithë, përfshirë edhe fëmijët e vegjël.
Përbërësit
- 500 g jufka
- 500 g mish viçi
- Vaj ulliri ose gjalp
- Kripë
Përgatitja
- Mishin e viçit, të larë dhe ndarë në copa e fusim në një tenxhere me presion me kripë, vaj ulliri dhe 2 gota ujë dhe e mbyllim kapakun, duke e vendosur të gatuhet për 25-30 minuta.
- Për të përgatitur jufka sa më të shijshme, na duhet tu japim një ngjyrë të lehtë duke i kavërdisur në një tenxhere me 2-3 lugë vaj ulliri sa të marrin një ngjyrë ari.
Këtë proces mund edhe ta bëni në furrë, duke i lënë jufkat e spërkatura me pak vaj ulliri për disa minuta në furrë të parangrohur 180 gradë Celcius sa të marrin ngjyrë ari. Duhet të keni parasysh, që Jufkat kanë nevojë për një zierje të lehtë pas furrës që të na gatuhen sa më mirë. Mund ta shtojmë ujin apo lëngun e mishit të nxehtë edhe direkt në tavë, por do duhet më tepër kohë për përgatitjen dhe duhet ti gatuajmë të mbuluara. - Në tënxheren ku i kaurdisim, hedhim ujë të nxehtë sa të mbulohen dhe kripë dhe i lëmë të gatuhen. Jufkat nuk duan shumë kohë të zjejnë.
- Kur ta kenë thithur të gjithë lëngun, i kalojmë në një tavë qelqi dhe i shtojmë mishin duke e vendosur sipër jufkave si dhe do të shtojmë edhe lëngun që ka lëshuar mishi gjatë zierjes. I hedhim edhe pak vaj ulliri.
- E vendosim tavën në furrë të nxehur më parë në 200 gradë për 15 -20 minuta. Sipër tava me Jufta do të marri një ngjyrë të bukur të kurrërrëmtë duke u thekëruar pak. E servirim të ngrohtë.
Ju bëftë mirë!
Në Përmbyllje
Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.