Instant Pizza Dough-Pica Në Çast

Pica Në Çast është një nga recetat që nuk duhet të mungojë, sidomos kur keni fëmijë të vegjël dhe duan një pica në moment. Kështu nëse ju ndodh që doni të konsoni pica për 10 minuta nuk keni PSE porositni në picerinë me të afërt por në këte mënyrë mund ti gatuani vete shpejt dhe shijshëm.

Nuk i kisha përgatitur ndonjëherë picat me këtë lloj mielli. Gjithmonë kam përdorur maja në brumin e picave. Këtë herë për shpejtësi testova një miell picash i përgatitur bashkë me fryrësin brenda. Mund të gjeni në supermarket miell të tillë.

Pra brumin e përftuar nuk ka nevojë që ta lëmë të vijë, por mund të vijojmë direkt me përgatitjen e picës. Kështu, pasi e zë brumin mund ta hapim dhe ta vendosim në tavë, ose e lëmë të pushojë maksimumi pak minuta sa përgatisim përbërësit për mbushjen e picës duke i prerë e bërë gati.

Ju mund të provoni edhe Picat me brum të ardhur.

Përbërësit

  • 500 g miell + fryrës
  • 200 ml qumësht
  • 100 ml ujë
  • Pak kripë
  • 2 lugë vaj ulliri

Për mbushjen

  • Salcë ( pure) domate
  • Djath mocarrela
  • Proshutë, kërpudha, speca, Ullinj.

Përgatitja

  1. Si fillim do zëmë një brum të butë duke përziere përbërësit si me lart. E lëmë të pushoje pak sa të presim në kubikë dhe feta kërpudhat, specat, grijmë djathin, si dhe bëjme gati tavat për pjekjen.
  2. E ndajmë brumin në 2 pjesë dhe hapim me rrul dy disqe për pica rrethore.
  3. I hedhim salcën në shtresën e parë, pastaj vendosim përbërësit sipas dëshirës dhe sipër i hedhim djathin e grirë. Mund të përdorni djathin që ju preferoni më shumë.
  4. I pjekim picat në furrë të nxehur më parë 220 gradë për 13-15 minuta.
  5. I nxjerrim nga furra, i lëmë të ftohen disa minuta dhe i presim. Duke qenë se gatuaj shpesh pica, e rekomandoj këtë mënyrë si një zgjidhje të shpejtë dhe të përgatitur nga duart tuaja duke jua bërë qejfin fëmijëve tuaj sa herë të dëshironi.

Ju bëfshin mirë!Instant Pizza Dough-Family Cooking Recipes

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.

“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment