How To Make Mixed Pickles-Turshi e Përzierë

Turshi e Përzierë është një recetë të cilën mund ta përgatisni me çfarë perimesh të doni. E rëndësishmë është që perimet të kënë maturitet të njëjtë të turshive, në mënyrë që kur ti servirim të na jenë marinuar dhe bërë turshitë si duhet për të gjithë përbërësit që kemi përdorur.

Në të kundërt do i lini turshitë të qëndrojnë pak më gjatë përpara se ti konsumoni. Turshitë zakonisht bëhën gati nga 2-4 javë , varet nga çfarë perime ju do përdorni.

Turshitë e përziera mund ti përgatisni me perime të stinës së verës si patëllxhanë dhe speca, apo të stinës së vjeshtës si lakër, speca dhe karrota.

Nuk po ju jap sasi fikse të përbërësve pasi mund ti kombinoni në varësi dhe të vazove që do të mbushni.

Përbërësit për një vazo 1 kg

  • 3-4 patëllxhanë
  • 2-3 spëca jeshil
  • 2-3 speca të kuq
  • 2 karrota
  • Disa speca djegës
  • Dafine, majdanoz, hudhër, piper kokërr, kripë e trashë
  • Vaj ulliri
  • Uthull e bardhë rrushi ose molle

Përgatitja

  1. Do sterilizojmë kavanozat dhe kapakët me zierje. I lëmë të kullojnë dhe thahen në një pecetë të pastër.
  2. Do lajmë mirë të gjitha perimet me ujë e uthull. Përgatisim erëzat veçmas duke pastruar hudhrat,dhe grirë majdanozin.
  3. I presim perimet në kubikë mesatare. Shtojmë aty edhe erëzat dhe do i kriposim me kripë kokërr madhe dhe do i lëmë të pushojnë ashtu për 2 orë që të lëshojnë ujin.How To Make Mixed Pickles-Family Cooking Recipes
  4. I kullojmë mirë duke i shtrydhur perimet edhe me dorë.
  5. Në fund të kavanozit vendosim gjethe dafine. Mbushim kavanozin mirë duke e ngjeshur dhe do e mbushim pjesërisht me uthull dhe pjesën tjetër me vaj ulliri. Vendosni vetë nëse e doni të ndihet me tepër uthulla apo vaji, por mirë është të jenë në raporte të përafërta.How To Make Mixed Pickles-Family Cooking Recipes
  6. Mundohemi të tundim vazot që të dali ajri që mund të jetë në brendësi. Mbyllim vazot mirë dhe për disa ditë do i tundim herë pas here në mënyrë që të qarkullojë vaji edhe uthulla në vazo.How To Make Mixed Pickles-Family Cooking Recipes
  7. Më vonë ruajini në një vend të ftohtë dhe të thatë. Mund ti konsumoni pas rreth një muaji.
  8. Pas hapjes i ruajmë në frigorifer.

Ju bëftë mirë!

 

Në Përmbyllje

Faleminderit që na mbështesni dhe provoni recetat tona. Jeni të mirëpritur të lini një koment apo pyetje lidhur me recetën apo Blogun tonë. Ne vlerësojmë opinionin tuaj dhe përmirësohemi falë jush.
Mos harroni të na ndiqni në faqet tona pranë rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram për të mësuar recetat tona më të fundit.
“As an Amazon Associate, I earn from qualifying purchases. Full disclosure.”

Leave a Comment